E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Ministrave miraton rritjen e pagave me 14 për qind për arsimtarët në sistemin parauniversitar

-       Krahasuar me vitin 2005, pagat e arsimtarëve janë rritur nga 72 deri në 77 për qind

Këshilli i Ministrave mirato rritjen e pagave në masën 14 për qind për arsimtarët në të gjithë sistemin arsimor parauniversitar.

Kryeministri Berisha tha se krahasuar me vitin 2005, pagat e arsimtarëve janë rritur nga 72 deri në 77 për qind:

-       Paga mesatare për punonjësit e arsimit parauniversitar, për 36 288 arsimtarë, është rritur nga 23100 lekë në muaj në vitin 2005, në 45300 lekë në vitin 2008, ose rreth 75 për qind më e lartë në vitin 2008, krahasuar me vitin 2005;

-       Paga mujore e arsimtarit me shkollë të mesme është rritur nga 20068 lekë në muaj në vitin 2005, në 35013 lekë në muaj në vitin 2008, me një rritje prej 75 për qind;

-       Paga mujore e arsimtarit të shkollës tetëvjeçare është rritur nga 23665 lekë në vitin 2005, në 41847 në vitin 2008, ose një rritje prej 77 për qind;

-       Paga mujore e arsimtarit të shkollës së mesme është rritur nga 26240 lekë në vitin 2005 në 45055 lekë në vitin 2008, ose një rritje prej 72 për qind.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›