E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Ambasadorin e Greqisë në Tiranë, z. Nicolas Pazios

Kryeministri Berisha priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Republikës së Greqisë në Tiranë, z. Nicolas Pazios, me rastin e emërimit të tij në këtë detyrë.

Duke i uruar Ambasadorit Pazios suksese në detyrën e re, Kryeministri Berisha vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe miqësinë tradicionale mes dy vendeve si dhe shprehu  angazhimin e Qeverisë shqiptare për të punuar ngushtësisht me Qeverinë e Greqisë dhe Ambasadën e Greqisë në Tiranë për të forcuar më tej bashkëpunimin e ngushtë e të gjithëanshëm që ekziston ndërmjet dy vendeve. 

Në këtë kuadër, Kryeministri Berisha u shpreh se ekziston një interes i madh i investitorëve grekë, për të investuar në Shqipëri, shume firma greke serioze dhe të rëndësishme janë bërë pjesë e rëndesishme e tregut të investimeve në vend dhe se Qeveria shqiptare me reformat e saj të thella ka krijuar kushtet më të favorshme për biznesin dhe investitoret e huaj, të cilët janë plotësisht të mirëpritur dhe do të përkrahen maksimalisht nga qeveria të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri.

Ambasadori Pazios e falenderoi Kryeministrin Berisha për mikpritjen dhe vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera politike mes dy vendeve si dhe bashkëpunimin e ngushtë e të gjithanshëm midis dy vendeve.  Ambasadori Pazios shprehu vullnetin e vendit mik, Greqisë për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e ngushtë dhe tradicional që ekziston midis dy vendeve dhe dy kombeve tona.
Ambasadori Pazios pasi vlerësoi arritjet e reformave ritheksoi përkrahjen e Greqisë për perspektivën europiane dhe euroatlantike të Shqipërisë.
Kryeministri Berisha dhe Ambasadori Pazios diskutuan edhe për zhvillimet në rajonin tonë.      

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›