Kryeministri Berisha pret përfaqësuesit e Alfa Group.
Kryeministri Berisha priti në një takim përfaqësuesit e Alfa Group, të kryesuar nga Howard Ash.
Konsorciumi i njohur, Afla Group shprehu interes për të investuar në Shqipëri në projekte në fushën e energjisë atomike, bioteknologji dhe në Nano Technology, një teknologji e njohur për prodhimin e paisjeve të vogla elektronike, fokusuar në fushën atomike.
Gjithashtu Grupi Alfa sugjeroi krijimin në Shqipëri të një Qëndre kërkimore –shkencore në fushën e Nano Technology si dhe ndërtimin e një impianti për prodhimin e produkteve të kësaj teknologjie.
Kryeministri Berisha falenderoi përfaqësuesit e Alfa Group për projekt-idetë dhe i informoi se për projektet në fushën nukleare, Shqipëria po përgatit kuadrin ligjor që do të pasohet me përfundimin e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe me ngritjen e strukturave përkatëse.
Kryeministri Berisha pohoi se në fazën e dytë do të diskutohet për këtë sipërmarrje që mund të ofrohet si investim publik, rezultat i marrëveshjeve rajonale, ose si investim privat.
Kryeministri Berisha tha se qeveria e tij po i hap rrugën Shqipërisë të perdorë edhe këtë burim si alternativë energjie.