E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Ministrave miraton vendimin për kalimin e pronësisë të disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale

- Për 3617 parcelat e objekteve informale, janë kryer nga ALUIZNI, në përputhje me kriteret ligjore, procedurat e përditësimit në terren dhe kualifikimit për legalizim

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimin për “ Miratimin e kalimit të pronësisë të disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale.”

Objektet informale të trajtuara në këtë vendim janë ngritur pjesërisht në troje, pronë shtetërore dhe pjesërisht në territore të papërfshirë në sistemin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

Gjithashtu një tjetër kategori pasurish që trajtohen në këtë vendim janë shtesat (anësore) informale në ndërtime me leje. Për këto ndërtime, autoritetet e përcaktuara nga ligji, ALUIZNI dhe njësitë e qeverisjes vendore (në vijim NJQV), kanë kryer të gjitha procedurat tekniko-ligjore për përditësimin dhe plotësimin e dosjeve të legalizimit për secilin objekt dhe kanë përfunduar procedurat kualifikuese për legalizim të tyre.

Për 3617 parcelat e objekteve informale, për të cilat kërkohet kalimi i pronësisë së trualli me sipërfaqe të përgjithshme prej 1 183 170,62 m2 janë kryer nga ALUIZNI, në përputhje me kriteret ligjore, procedurat e përditësimit në terren dhe kualifikimit për legalizim.


07/07/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›