E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në qytetin e Vlorës në aktivitetet e zhvilluara me rastin e Ditës Kombëtare të Shpalljes së Pavarësisë. Fillimisht, Kryeministri Nano, pas ekzekutim

Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në qytetin e Vlorës në aktivitetet e zhvilluara me rastin e Ditës Kombëtare të Shpalljes së Pavarësisë.

Fillimisht, Kryeministri Nano, pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar në Sheshin e Flamurit, në nderim të kësaj dite, ka vendosur kurora dhe ka bërë homazhe në varrin e Ismail Qemalit.

Gjithashtu, po sot Kryeministri Nano ka zhvilluar një takim edhe me përfaqësues nga shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, e Malit te Zi, të cilët ishin të pranishëm në festimet e organizuara në Vlorë për Ditën e Pavarësisë. Më pas Kryeministri Nano ka bërë një vizitë në familjen e patriotit të shquar vlonjat, Osman Haxhiu, në shenjë nderimi dhe respekti për figurën e tij.

Kryeministri Nano mbajti një fjalë përshëndetëse në mitingun përkujtimor të zhvilluar në Sheshin e Flamurit, me rastin e 92-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, në të cilin u shpreh:

"Të dashur vëllezër vlonjatë,

28 nentor 1912 na mbledh sot serish ketu ne kete shesh qe njihet boterisht si Sheshi i Flamurit.

Sot mbushen 92 vjet nga ajo dite historike kur patrioti, intelektuali demokrat dhe luftetari i shquar i pavaresise kombetare, i pari Kryeminsiter i Shqiperise se pavarur dhe moderne, Ismail Qemal Bej Vlora, ngriti flamurin kombetar te pavaresise, pas gati 500 vjetesh roberie.

Ishte i njejti flamur, ai i Skenderbeut dhe e njejta dite e muaj kur heroi yne kombetar e kishte ngritur flamurin tone ne Kruje.

lntelektuali i shquar e njihte historine e kombit dhe te vendit si ralle kush, ndaj dinte te vepronte edhe me simboliken e datave, duke u dhene atyre force dhe ardhmeri.

Ismail Qemali ishte nje shtetar i sprovuar. Ai e dinte se pavaresia shpallet, ndersa shteti ndertohet, sepse shteti nuk eshte vetem nocion gjeografik apo gjeopolitik, por eshte mbi te gjitha strukture institucionale e administrates dhe institucioneve kombetare te pavarura. Per kete arsye ne krenohemi dhe themi se themelet e shtetit tone dhe sovranitetit kombetar orientimit tone europian, fillojne me Ismail Qemalin dhe aktin e madh te shqiptarëve ne Vlore.

Per keto arsye, akti historik i pavaresise rezultoi nje konstituim ligjor, i mandatuar nga 75 delegate te Kosoves Dibres, Camerise, Mirdites, Tiranes, Elbasanit e Vlores, me formulimin sintetik dhe te padiskutueshem:"Per t'i pare trojet shqiptare te bashkuara me nje forme te qeverisuri politik"

Te dashur vellezer dhe motra,

Te nderuar veterane,

Vlonjatë trima,

Ne, ndryshe nga ata qe e mohuan historine, perhere do te rikthehemi ne histori, ne ato data tashme te shenjta per te gjithe ne, jo si nostalgjike, por sepse atje verifikojme vetveten dhe drejtesine e rruges qe kemi nisur. Ne kete veshtrim thenia e plakut te Vlores, Kryeministrit te pare Europian te vendit, se "Te gjithe sa jemi shqiptaret, te medhenj e te vegjel, te pasur e te varfer, pleq e te rinj duhet te bashkohemi dhe te çojme vendin perpara ne rrugen e qyteterimit, duke i treguar Europes se shqiptari ka mbetur gjithnje europian ne gjak dhe se nuk deshiron gje tjeter vecse te forcoje kombesin e tij dhe te qyteterohet", tingellon aktuale dhe vazhdon te na frymezoje ne rrugen tone te integrimit europian dhe atlantik. Ja pse them qe Ismail Qemali ishte i pari Kryeminister europianist i Shqiperise sone te dashur.

Te dashur bashkeqytetare!

Sot ne kete perkujtim ne verejme me kenaqesi se shqiptaret, kudo qe jane, po deshmojne nje shpirt te vertete europian, nje shpirt bashkejetese dhe perparimi, ashtu siç e kane pas deshmuar historikisht. Ne jemi te lumtur sot qe kete dite bashkekombasit tane e festojne ne Kosoven e lire dhe me orientim pro europian, ne Maqedonine fqinje, eshte pjese e ketyre proceseve integruese gjithashtu, ne Mal te zi, Presheve e kudo tjeter.

Ne, qe ketu nga Sheshi i Flamurit, nga zemra i urojme edhe ata: Gezuar diten e Pavaresise!
Themeluesit e shtetit te pare shqiptar ishin te bindur se asnje vlere nuk mund te kishte pavaresia ne vetvete pa nje shtet funksional, pa zhvillim ekonomik dhe pa institucione, pa arsim dhe pa zhvillim.

Mjafton te shohesh Vloren e sotme dhe te kuptosh edhe nje here drejtesine e orientimit te ketyre burrave te shquar te kombit. Vlora qe ka deshmuar se perpara lirise nuk ve asgje tjeter,Vlora qe iu be gardh dhe barrikade çdo lloj diktature, sot ka nje fytyre perfundimisht europiane.
Ne vend te sporteleve te felliqur te piramidave gllaberuese kemi hapur dege bankash, madje edhe nderkombetare; ne vend te skafeve te vdekjes dhe anijeve "te ikim ku syte kembet" po shtrihen gjithnje e me shume marinat detare te skafeve turistike, ne vend te represionit dhe vulgaritetit te pushtetit liria lulezon dhe punon gjithandej.

Ne programet e zhvillimit te Qeverise, Qarku i Vlores ka patur dhe ka prioritet ne investimet ne pergjithesi dhe ne ifrastrukture ne vecanti. Kjo politike e qeverise lidhet jo vetem, me potencialet turistike, par dhe me peshen qe ze qarku i Vlores ne mbare zhvillimin kombetar. Eshte kjo arsyeja qe ne vitet 2001- 2004 qarku i Vlores ze vendin e dyte pas Tiranes ne investimet per fryme nga te tre burimet : buxheti i shtetit, te ardhurat vendore dhe ato nga donatoret e huaj. Pa llogaritur vete qytetin, investimet ne qark per vitin 2004 jane rreth 1.16 miliarde leke. Prej tyre rreth 97 milione jane ne sistemin arsimor per rikostruksionin dhe paisjen e shkollave dhe rreth 69 milione te tjera ne sistemin shendetesor.

Ne 2001 u investuan rreth 350 milion leke per segmentin 15.5 km Llogora-Ura e Palases, Ne 2004 perfunduan punimet ne segmentin Orikum - Llogora 14.5 Km me vlefte rreth 440 milion dhe se bashku me rikonstruksionin ne Dukat, per gjithe segmentin prej 35 Km jane investuar ne dy vitet e fundit mbi nje miliarde leke.
Pas perfundimit te projektit te zbatimit Vlorë - Orikum 12.3 km, me vlerë mbi nje miliard leke dhe ai Ura e Palases - Qeparo dhe Qeparo- Sarande me vlefte mbi 60 milion dollare, te cilat do te akordohen ne vitin 2005, ne sipas nje projekti te qarte synojme qe i gjithe segmenti Vlorë - Sarande te perfundoje ne vitin 2006. Kjo eshte frymemarrje per siperrnarrjen e lire, frymemarrje per turizmin dhe lufte reale kunder varferise. Vlora e lirise, Vlora e Pavaresise, u vleresua kete sezon si "Mbreteresha e turizmit shqiptar", dhe ishte perfaqesuesja e turizmit shqiptar ne Panairin Nderkombetar te Turizmit "Londer 2004" qe u be ne fillim te muajit Nendor. Tani kohet kane ndryshuar: nuk udhetohet me drejt Londres per njohjen e Shqiperise, por per njohjen e pasurive tona, per njohjen e mrekullise qe po ndertojme duke punuar se bashku, per te deshmuar aftesite tona partneriale me boten e zhvilluar, ashtu siç e kishin enderruar edhe patriotet tane te shquar.

Autoritetet vendore te Vlores, ne bashkepunim me pushtetin qendror dhe me mbeshtetjen e plote te tij, kane nje program te detajuar afat mesem 2004-2008 per zhvillimin e turizmit, i cili se bashku me miratimin e qendres se qytetit nga KRRTRSH-ja, hap perspektiven per nje bum te ri ne zhvillimin turistik dhe permiresimin cilesor te tij.

Parku energjitik, i cili eshte vendosur dhe po ndertohet ne periferi te Vlores, do ta shnderroje qytetin tuaj ne burimin me te madh energjitik te vendit. Qytetit te lirise dhe pavaresise, qytetit te "çikes" dhe "sterrallit" i ka hije qe te gjeneroje energji.

Drite gjenerofshi perjete!

Rrofte Vlora heroike!

Rrofte populli i saj i mrekullueshem!

Rrofte dhe mbreterofte flamuri yne!

Rrofte Shqiperia!"

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›