Kryeministrit Fatos Nano vazhdojnë t'i vijnë mesazhe urimi nga homologë të vendeve të ndryshme të botës, me rastin e Ditës Kombëtare të Shpalljes së Pavarësisë dhe të 60 –vjetorit t
Kryeministrit Fatos Nano vazhdojnë t'i vijnë mesazhe urimi nga homologë të vendeve të ndryshme të botës, me rastin e Ditës Kombëtare të Shpalljes së Pavarësisë dhe të 60 –vjetorit tëÇlirimit të Atdheut.
Kështu, Kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis, shkruan në mesazhin e tij: "Me rastin e festes tuaj kombëtare, do të doja t'ju përcillja përgëzimet më të ngrohta dhe urimet më të mira për prosperitetin, progresin dhe mirëqënien e popullit mik të Republikës së Shqipërisë".
Ndërsa Kryetari i Qeverisë së Federatës Ruse, M.Je.Fradkov, në mesazhin e tij uron qeverinë dhe popullin shqiptar për "lumturi, mirëqënie dhe begati". "Vërej me kënaqësi, se marrëdhëniet shqiptaro-ruse zhvillohen me dinamizëm dhe vazhdimësi në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë, si një themel i qëndrueshëm për bashkëpunimin e sukseshëm ndërmjet vendeve tona.", shkruan z. M.Je.Fradkov në mesazhin e tij.
Gjithashtu, Kryeministri i Polonisë, z. Marek Belka, në emër të qeverisë së tij, i shpreh Kryeministrit Nano urimet më të mira me rastin e festave Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, duke shprehur bindjen se "marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të zhvillohet më tej me sukses në të gjitha fushat".
Po ashtu, Kryeministri Nano ka marrë një mesazh edhe nga homologu iÇekisë, Stanislav Gross, i cili shpreh bindjen se "marrdhëniet ndërmjet Cekisë e Shqipërisë do të vazhdojnë të zhvillohen në frymen e miqësisë ndërmjet dy kombeve".
Një tjetër mesazh Kryeministri Nano ka marrë edhe nga Kryeministri i Hungarisë , Ferenic Gyurcsany, i cili vlerëson progresin e Shqipërisë në jetën e saj politike dhe sociale. Ai shpreh besimin se "bashkëpunimi ndërmjet dy Qeverive dhe marrëdheniet dypalëshe do të zgjerohen me elementë të rinj në të ardhmen. Ne e mbështesim dhe e vlerësojmë shumë angazhimin e Shqipërisë për në organizmat euro atlantike", shprehet z. Gyurcsany.
Me rastin e festave Kombëtare, Kryeministri Nano ka marrë një mesazh urimi edhe nga President i Shteteve të Bashkuara të Meksikës, Vicente Fox Quesada, në të cilën ai shkruan: "Kam besim se do të vazhdojmë t'i forcojmë lidhjet e forta të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona".