E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, zhvilloi sot mbledhjen e radhës, në të cilën u miratuan disa vendime dhe projektligje të rëndësishme. U miratua vendimi â€

Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, zhvilloi sot mbledhjen e radhës, në të cilën u miratuan disa vendime dhe projektligje të rëndësishme.

U miratua vendimi "Për miratimin në parim të marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve, për kontratën financiare, për projektin e ndërtimit të TEC-it, në Vlorë"

Duke parë rezultatet pozitive të viteve të fundit në performancën e shoqërisë KESH, që shprehet në realizimin e targetave të parashikuara në Planet e Veprimeve dhe në zbatimin e reformave për ristrukturimin e saj, Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), Banka Europaine për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) dhe Banka Europiane e Investimeve (BEI), kanë rënë dakort për financimin e ndërtimit të fazës së parë të një TEC-i me cikël të kombinuar me fuqi deri në 135 MË.

Projekti përfshin:
• Studimin projektimin, prokurimin, zbatimin, vënien në punë dhe shfrytëzimin e TEC-it me cikël të kombinuar, në rrethin e Vlorës;
• Rehabilitimin e pontilit të furnizimit me lëndë djegëse;
• Lidhjen e TEC-it me rrjetin elektroenergjetik;
• Asistencë teknike.

Përfitimet kryesore nga zbatimi i këtij projekti do të jenë;
- Rritja e prodhimit vendas të energjisë elektrike;
- Reduktimi i kufizimeve të energjisë elektrike për shkak të mungesës së saj;
- Reduktimi i humbjeve të energjisë elektrike në transmetim dhe në shpërndarje;
- Përmirsimi i nivelit të tensionit tek konsumatorët në të gjithë vendin dhe me ndikim direkt sidomos në zonat e jugut.
- Ulja e importit të energjisë elektrike.

Në mbledhjen e sotme u miratua edhe vendimi "Për Planin Kombëtar të Emergjencave Civile"

Plani Kombëtar për emergjencat civile (PKEC) është dokumenti kryesor i politikave të shtetit shqiptar në fushën e emergjencave civile. Duke mbledhur së bashku dhe duke qartësuar rolet dhe përgjegjësitë e të gjithë institucioneve, strukturave shtetërore dhe të shoqërisë civile, nëpërmjet PKEC synohet:

• Të parandalohet, lehtësohet dhe riaftësohet nga cdo dëmtim që prek popullatën, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin nga emergjencat civile.
• Të sigurohen kushtet për institucionet shtetërore, publike dhe private për veprimtaritë ekonomike dhe për popullatën, për kalimin nga gjendja normale e jetesës dhe e punës në një situatë emergjente, me humbje sa më të vogla ruajtjen e rendit, për jetën e njerëzve, për gjënë e gjallë, pronën, për trashëgiminë kulturore dhe për mjedisi, ndaj efekteve të një emergjence civile.

• Të garantohen përdorimi i të gjitha burimeve të mundshme të shtetit, me qëllim sigurimin publik, ruajtjen e vazhdueshme të ekonomisë kombëtare, lokalizimin e zonës së emergjencës dhe lehtësimin e pasojave.

Nëpërmjet këtij plani krijohen rrugët e komunikimit dhe të shkëmbimit të informacionit të duhur, forcimit të vendimarrjes dhe nëpërmjet bashkërendimit arrihet forcimi i kapaciteteve përgjegjës në të gjitha fazat e ciklit të emergjencave civile. PKEC është në thelb një mjet bashkërendimi, i cili nëse përdoret në mënyrë korrekte do të bëjë të mundur:

• Shpëtimin e jetëve të njerëzve dhe pasurive
• Rrit ndikimin e kapaciteteve ekzistuese
• Siguron mjetet për kërkimin e burimeve dhe ndihmës shtesë.

Plani reflekton ligjet dhe vendimet ekzistuese të cilat në këmbim do t'a forcojnë atë. Bashkërendimi dhe bashkëpunimi përbëjnë bazën, shpirtin dhe dhe elementët të cilët prekin planin në tërës, për të rritur në maksimum ndikimin e të gjitha burimeve të disponueshme, si dhe sigurimin e konsensusit. Plani inkurajon iniciativat dhe njerëzit që duan të veprojnë dhe ai do të mbetet një punë në progres, për të qenë në gjendje të kapërcejë ndryshimet e mjedisit të jashtëm.

U miratua edhe vendimi për "Normat e strehimit për familjet që përfitojnë nga programet sociale".

Vendimi përcakton normat për dy tregues bazë: atë të sipërfaqes minimale të banimit për një person dhe atë të numrit të personave për dhomë të banuar. Në përdorimin e këtyre dy koncepteve hartimi i këtij vendimi është mbështetur në eksperiencën vendeve të tjera europiane dhe atyre të SHBA.

Në përcaktimin e vlerave absolute për këto dy norma, vendimi është mbështetur në:
• Normat e strehimit që kanë qenë në fuqi deri në vitin 1993, kur është bërë privatizimi i banesave, të cilat kanë qenë 4-6 metër katrorë për frymë, si dhe normat e strehimit të miratuara në vitin 1997, të cilat kanë qenë prej 9--11 metër katror për frymë.
•Normat italiane të strehimit për banesat sociasle , të cilat përcaktojnë një normë prej 14-9 metër katrorë për frymë.
• Normat e strehimit për banesat sociale në Spanjë, të cilat përcaktojnë 8 m2 për frymë për person.

Duke patur parasysh që strukturat mesatare e një familjeje sipas INSTAT është 4.2 persona, normat mesatare e strehimit rezulton 8.75 m2 për frymë. Kjo normë është nën kufirin e poshtëm të normave të vitit 1993 dhe mbi kufirin e sipërm të normave të vitit 1997.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›