E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te nderuar perfaqesues te medias duke ju falenderoj per pranine tuaj me lejoni te ndalem ne disa nga ceshtjet e rendesishme, te cilat konsiderohen si pika kyce ne progresin gjate ketij viti, ne fushen

Te nderuar perfaqesues te medias duke ju falenderoj per pranine tuaj me lejoni te ndalem ne disa nga ceshtjet e rendesishme, te cilat konsiderohen si pika kyce ne progresin gjate ketij viti, ne fushen e legjislacionit, ate ekonomike, ne infrastrukture etj.

Gjatë vitit 2004 qeveria ka arritur të përmbushë objektivat politikë, ekonomikë e socialë, të përcaktuara për këtë vit dhe kjo ka ndikuar dukshëm në zhvillimin e vendit, si dhe ka krijuar një bazë të qëndrueshme për ritmin e progresit te vendit edhe ne vitin e ardhshem.

Vleresojme se pari miratimin e ligjit Per kthimin dhe kompensimin e pronave, i pranuar nga pjesa me e madhe e paleve te interesuara, do t'i hape rrugen dinamizimit te procesit konkret ne kete funksion. Nje hap ky qe permbush gjithashtu nje nga kerkesat kryesore te BE ne rrugen e integrimit te vendit.

Ne kuader te negociatave me BE-ne, vleresohet shume i rendesishem dhe hartimi i dokumentit te Partneritetit Europian. Shqipëria gjatë vitit 2004 realizoi tërësisht dhe me profesionalizem axhendën e negociatave teknike për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE.

Viti 2004, ishte një vit me stabilitet të qëdrueshëm ekonomik si rezultat i mbarëvajtjes së një spektri të gjerë reformash strukturore, veçanërisht për zhvillimin e siperrmarjes ne sektorin privat. Rritja e ekonomisë kombëtare edhe për vitin 2004 me 6% më shumë se në vitin 2003, janë dëshmi e pakontestueshme e zhvillimit.

Janë bërë hapa vendimtarë në rrugën e integrimit me botën, veçanërisht nëpërmjet liberalizimit të tregjeve dhe privatizimit të sektorëve strategjikë. Bashkëpunimi ekonomik me vendet partnere u zgjerua, duke perfunduar dhe zbatuar te gjitha marrëveshjet e tregëtisë së lirë me të gjitha vendet e rajonit.

Vendi ynë kontribuoi në arritjen e një progresi të dukshëm për krijimin e sistemit të njësuar energjitik midis Shqipërisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, që do të përmirësojë furnizimin e tyre me energji elektrike me anë të një shfrytëzimi më të frutshëm të burimeve natyrore të rajonit.

Ky vit eshte i vleresuar edhe per privatizimet e suksesshme ne sektorin financiar, vecanerisht perfundimi i privatizimit te Bankes se Kursimeve dhe strategjia ne kete funksion per INSIG dhe lidhur me kete proces dhe pergatitjet per privatizimin e sektoreve strategjike si albtelekom, albpetrol, armo. Kete vit u finalizua edhe Marrëvesha Koncesionare për Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" me Tirana Airport Partners.

Viti 2004 shënoi progres të dukshem ne reformen ne struktuarat e rendit publik, ne angazhimin në luftën kundër krimit të organizuar, përfshirë trafikun e drogave etj. Kjo reforme po jep efekte pozitive dhe ne bashkepunim gjithashtu edhe me partneret tane nderkombetare.

Nje hap tjeter i rendesishem i ndermarre gjate vitit qe po mbyllim dhe i vleresuar dhe shembull per te gjithe rajonin, eshte hartimi dhe miratimi i tre paketave per reformen penale, antimafia, kunder krimit te organizuar dhe paketa ligjore kunder korrupsionit, si nje angazhim publik i Qeverise per forcimin e masave legjislative dhe rritjen e efektivitetit ne funksionimin e organeve te drejtesise dhe institucioneve te tjera zbatuese, per parandalimin dhe goditjen e fenomeneve negative.

Ky vit mund te permendet dhe per transformimet që u realizuan edhe në fusha të ndjeshmje dhe të rëndësishme si ajo e ish të përndjekurve politikë, përmirësimi i statusit për veteranët e luftës apo shtresat e tjera në nevojë apo nisja e procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje etj.

Miratimi i ligjit "Për legalizimin e zonave informale", si një instrument legal i domosdoshëm për procesin e urbanizimit dhe legalizimit të këtyre qendrave dhe ka pikësynim final integrimin e zonave perkatese në rrjetin urban kombëtar dhe zhvillimin e infrastrukturës.

Gjate ketij viti jane miratuar gjithashtu nje numer aktesh per shpronesimet me interes publik ne segmente te rrugore nacionale, duke bere te mundur vazhdimin e punimeve per perfundimin e akseve te rendesishme kombetare, qe zgjerojne infrastrukturat moderne dhe garantojne akses në rrjetet kombëtare të komunikimit për të gjithë shtetasit dhe sipërmarrjet.

Duke u ndalur ne politikat e qeverise ne ndihme te shtresave ne nevoje dhe rritjes se nivelit te jeteses, gjate ketij viti qeveria ka dhene si fond te ndihmes ekonomike per familjet ne nevoje rreth 4 miliard leke. Nje fond me te njejten shifer do te jepet edhe ne vitin 2005. Po ashtu rreth 5 miliard leke jane dhene nga qeveria ne ndihme personave me aftesi te kufizuara, ndersa per 2005 jane parashikuar 5.3 miliard per kete kategori.

Nderkohe rritja e pensionive te pleqerise eshte rritur mesatarisht me 10%, gje qe do te vazhdoje me nje tjeter rritje prej 10% per vitin 2005. Nuk mund te le pa permendur ketu dhe reformen ne sistemin e pagave dhe hapat pozitiv ne kete funksion.

Procesi i decentralizimit te pushtetit vendor ka qene gjithashtu ne fokusin e punes se ekzekutivit, ku ka vazhduar procesi per tranferimin e kompetencave ne njesite e pushtetit vendor ne fushen e qarkullimit rrugor, arsimit parauniversitar, furnizimin me uje, rritja e autonomise financiare vendore ne menyre qe tu sherbehet ne mire dhe me prane komuniteteve.

POLITIKA E JASHTME

Duke u ndalur ne zhvillimet ne politiken e jashtme ne baze te nje kalendari te qarte te veprimtarise se Kryeministrit përgjatë gjithë këtij viti, konsiderojme se viti 2004 ka qenë një vit dinamik jo nga numri vizitave të realizuara jashtë vendit, jo vetem per personalitetet e huaja që kanë vizituar Shqipërinë, por edhe cilësine, pra për nga përmbajtja dhe rezultatet e arritura në këtë drejtim, ne funksion te nje diplomacie aktive integruese europiane dhe euroatlantike, duke dhene produkte konkrete si ne aspektin politik, ekonomik etj.

Viti 2004 shenon progres ne rritjen e bashkepunimit rajonal ne funksion te integrimit dhe ne krijimin dhe forcimin e partneriteteve nderkombetare ne sherbim te interesave te vendit.

Në këtë kuadër, Kryeministri vizitoi Brukselin, ku pati bisedime me autoritetet me te larta te Bashkimit Europian, Uashingtonin dhe kancelarite te rendesishme te BE, si Berlinin, Romen, Vjenen, Madritin, Athinen. Tashme ju jeni deshmitare se keto kontakte intensive kane çuar jo vetem ne forcimin e partneritetit te Shqiperise me aleatet e saj dhe strukturat euroatlantike, por edhe te nje diplomacie ekonomike aktive ne sherbim te rritjes se potencialeve ekonomike dhe nxitjes se investimeve te huaja ne vend. Tashme eshte e dukshme se keto vizita kane rezultuar me nje nxitje te investimeve te ketyre vendeve ne Shqiperi.

Gjate ketij viti Kryeministri Nano pati gjithashtu nje vizite te suksesshme edhe ne Kine, e shoqeruar me finalizimin e nje numri marreveshjes ekonomike dhe kulturore midis dy vendeve.

Po ashtu eshte i njohur dhe i vleresuar dialogu aktiv dhe intensiv me vendet e rajonit, ku gjate ketij viti Kryeministri eshte takuar dhe ka zhvilluar bisedime teper te frytshme me kryetaret e qeverive te gjitha vendeve te rajonit, ku permendim viziten ne Shkup, Zagreb, Sofie etj.

Nje moment te rendesishem shenon vizita e parë zyrtare e një kryetari qeverie te Shqiperise në Kosovë, çka mbart në vetvete një kuptim simbolik e historik në marrëdheniet mes dy vendeve.

Në rrafshin shumëpalësh

Po ashtu ne kendveshtrimin e veprimtarise diplomatike te Kryeministrit, dimensioni ka qene shumë intensiv e proaktiv edhe në rrafshin shumëpalësh, çka i përgjigjet orientimit strategjik të politikës së jashtme të vendit në kuadrin rajonal, euro-atlantik dhe sfidave globale me të cilat ballafaqohet Shqipëria në kuadër të nismave, misioneve dhe organizatave ndërkombëtare ku tashmë jemi të pranishëm dhe luajmë një rol aktiv. Denduria e pjesëmarrjes dhe kontakteve në këto veprimtari nuk mund të shihet si një qëllim në vetvete, por në substancën e vet është shprehje e atij roli sinjifikativ që luan sot vendi ynë në gjirin e tyre si faktor konstruktiviteti, stabiliteti dhe integrues, dimension ky që pranohet e pohohet nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare dhe, në mënyrë të veçantë, nga vendet aleate e partnere.

Në këtë kuadër shumëpalësh do te evidentonim dy elementë parësorë të angazhimit ne kete funksion te Kryeministrit, çdonjëri prej të cilëve përfaqëson një dimension strategjik. I pari ka të bëjë me veprimtarinë rajonale shumëpalëshe, ku vlen të përmendim takimin informal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, më 5-6 qershor deri tani së fundi takimin e tre Kryeministrave të Shqipërisë, Bullgarisë e Maqedonisë në Sofje, më 28 dhjetor, për të asistuar në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit lidhur me projektin e naftësjellësit AMBO apo shume veprimtari te zhvilluar gjate ketij viti.

Nënvizojmë se veç kontakteve tejet të rëndësishme politike dy e shumëpalëshe, këto veprimtari kanë pasur në qendër të vëmendjes së tyre edhe zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike mes vendeve të Rajonit, krijimin e një Tregu të Lirë rajonal, krijimin e një Tregu të Përbashkët Energjitik, lëvizjen e lirë të njerëzve në suazën e atij çka konsiderohet « Schengeni ballkanik », mbrojtjen e respektimin e të drejtave të njeriut e në mënyrë të veçantë ato të minoriteteve etj. Rezultatet kane qene konkrete dhe te prekshme edhe ne kete funksion.

I dyti, ka të bëjë me objektivin strategjik e historik të politikës sonë të jashtme, integrimin euro-atlantik, ku tërheqin vëmendjen për nga dimensionet dhe shkallën e lartë një sërë veprimtarish, që zunë fill me vizitën e Kryeministrit në Bruksel dhe takimet me autoritetet e larta te BE, ku u konfirmua edhe një herë perspektiva e qartë Europiane e Shqipërisë dhe angazhimi i palëkundur i Komisionit Europian për respektimin e asaj që tashmë quhet Axhenda e Selanikut, thënë me qarte një road map për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku për herë të parë u përfshi zyrtarisht edhe Kosova, në Bashkimin Europian.

Në kuadër të integrimit në Organizatën e Aleancës së Atlantikut Verior, pra NATO, viti 2004, shënon dy ngjarje madhore per Shqiperine: Ceremonia e anëtarësimit të 7 vendeve të grupit Vilnius e zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë në Washingon nga presidenti Amerikan, ku flamuri i Shqipërisë do të ngrihej përkrah atyre të vendeve të tjera anëtare të kësaj Organizate. Mesazhi tepër kuptimplote i kësaj pjesëmarrjeje do të mishërohej në vullnetin politik të shprehur në mënyrë te qarte në Samitin e NATO-s në Stamboll, ku tre vendet e Kartës së Adriatikut u rreshtuan në poll position lidhur me anëtarësimin në NATO. Natyrshem ne kete funksion vleresohet dhe vizita e sekretarit te pergjitheshem te NATO shefer ne Tirane.

Së fundi, pjesëmarrja e Kryeministrit në Sesionin e 59-të Asamblesë së Përgjithshme së OKB-së në shtator të këtij viti, ku vlen të shënohet edhe zgjedhja e Shqipërisë për një periudhë tre vjeçare si anëtare e ECOSOC-ut (Këshillit Ekonomik-Social të OKB-së), arritja më e shënuar e diplomacisë shqiptare në historikun e marrëdhënieve mëse 50-vjeçare me këtë Organizatë globale, e cila eshte fryt i arritjeve dhe zhvillimit te vendit por edhe i mbeshtetjes nga vendet anetare ne kete drejtim.

Marrëdhëniet me faktorin politik shqiptar në rajon

Ndoshta si asnjëherë tjetër në këta 14 vjet histori kanë qenë më të denduara e të frytshme kontaktet e një kryeministri shqiptar me faktorët e spektrit politik shqiptar të të gjithë krahëve në rajon: Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi. Në takime dy palëshe, formale e informale, kryeministri Fatos Nano është takuar në Tiranë e jashtë vendit me të gjithë personalitetet e partive politike shqiptare, si ata në qeverisje ose jashtë saj. Në të gjitha këto takime është shprehur dhe konfirmuar pa ekuivokë vullneti i përbashkët që e materializon politikën shqiptare kudo që ajo zhvillohet si një faktor konstruktiviteti e stabiliteti në rajon dhe per te kontribuar dhe forcuar perpjekjet ne rrugen e integrimit dhe zhvillimit te rajonit.

Agjenda për gjashtëmujorin e parë të
vitit 2005

Për hir të transparencës, por edhe për të shuar kureshtjen e natyrshme mund t'ju themi se, axhenda e veprimtarisë së Kryeministrit në kuadër të politkës së jashtme parashikohet e ngjeshur, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Në fokus janë marrëdhëniet me Brukselin, pra integrimi euro-atlantik, bashkëpunimi i ngushtë rajonal, si dhe marrëdhëniet dypalëshe, kryesisht më disa vizita të rëndësishme në disa prej kryeqyteteve europiane me te rendesishme.

Si me kryesoret do te permendja: në gjysmen e dyte te Janarit kryeministri do të kryejë një vizitë zyrtare në Paris me ftese te Presidentit Shirak ku pervec takimit me te, do te takohet gjithashtu me Kryetarin e Senatit, ministrin e Jashtëm Barnier etj.

Në muajin Shkurt i ftuar nga Presidenti i Komisionit Europian Barroso kryeministri do të vizitojë Brukselin, ku parashikohet të zhvillohet edhe një vizitë e karakterit dypalësh në Mbretërinë e Belgjikës.

Ndërsa në mars parashikohet një vizitë zyrtare në Tiranë e Javier Solana, e cila do të pasohet në muajin prill nga Komisioneri për Zgjerimin per BE, Oli Rehn.

Po ashtu parashikohen dhe nje sere vizitash zyrtare dhe pune te kryeministrave te rajonit e me tej.

Me pas zedhenesi i eshte pergjigjur interesimit te gazetareve.

Pyetje: Ka dite qe lideri i partise demokratike po akuzon kryemnistrin dhe qeverine se po pergatisin manipulimin e zgjedhjeve?

Z.Dalipi: Eshte per te ardhur keq per menyren se si po e orjenton klimen politike parazgjedhore kryetari i opozites me deklarata spekulluese dhe deri qesharake. Shqiperia jeton dhe eshte perqendruar ne nje proces transformimi dhe perpjekjesh jo te lehta per te arritur standartet e Bashkimit Europian, vitin e ardheshem edhe me procesin zgjedhor.

Ky eshte skenari i vetem i Shqiperise dhe natyrshem per kete kerkohet kontributi i te gjitheve, qe nga qytetari i thjeshte dhe deri personat me pergjegjesi publike dhe politike. Cdo skenar tjeter i shkon per shtat "institucionit" te manipulimit te votave te vitit 1996, si te vetmet zgjedhje qe nuk jane njohur nga faktori nderkombetar.

Kryeministri dhe qeveria kane deklaruar vullnetin e plote per te kontribuar per nje proces te drejte dhe te lire zgjedhjesh sipas standarteve nderkombetare.Ne e njohim sfiden dhe pergjegjesine ndaj kemi shprehur qarte se standarti demokratik i ketij procesi eshte me i rendesishem se vete rezultati i tyre.

Pyetje: Deri kur parashikohen analizat e qeverise?

Z.Dalipi: Qeveria eshte ne procesin e analizave. Mund t'ju them se jane parashikuar te mbyllen ne daten 15 janar me ministrine e drejtesise, ndersa me pas do te kete nje raport perfundimtar ne nje mbledhje te posacme te qeverise.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›