Keshilli i Qarkut, hallke burokratike
Mos koordinimi mes institucioneve si dhe shkelja e afateve ligjore, kane bere qe Keshilli i Qarkut te Tiranes te kthehet ne hallke burokratike, i cili po pengon investimet nga sektori i privat ne gjithe zonat rreth kryeqytetit. Shpeshhere investitoret sorollaten per shkak te mungeses se koordinimit mes institucioneve te pushtetit vendor dhe Qarkut te Tiranes. Tashme me ndryshimet qe i jane bere ligjit shume prej kompetencave i kane kaluar komunave dhe si pasoje eshte krijuar nje amulli ne respektimin dhe sqarimin e kritereve per sa i perket sektorit te ndertimit. Si pasoje e kesaj situate ka ardhur edhe bllokimi i ketij sektori, duke e lene pezull ate. Megjithate nuk shihet ende asnje mase konkrete, ne menyre qe kjo situate te zhbllokohet dhe gjithcka t'i kthehet normalitetit.