Kontrabande mollesh, 3 doganiere ne pranga
Tre doganiere te Tushemishtit ne rrethin e Pogradecit jane arrestuar ne oret e para te mengjesit te djeshem, nen akuzat e "favorizimit te kontrabandes" dhe "shperdorimit te detyres". Sipas policise, Arjan Mehilli, 38 vjec me banim ne Pogradec, me detyre doganier ne Piken e Kalimit Kufitar Tushemisht, Genci Tahirllari, 29 vjec, banor ne Pogradec, me detyre pergjegjes turni ne doganen e Tushemishtit dhe Mentor Killo, 31 vjec, me banim ne Pogradec me detyre efektiv policie, jane prangosur gjate kohes qe ishin ende ne ambientet e punes. Ata dyshohet se kane perfituar para per te lejuar kalimin e nje sasie mollesh kontrabande. Disa ore me pare ishte ndaluar ne flagrance 35-vjecari Ndricim Alla, tregtar nga Korca, i cili transportonte nje sasi mollesh, qe dyshohet se jane futur ne Shqiperi kontrabande nga Maqedonia. Tregtari u kap ne aksin rrugor Tushemisht-Pogradec, rreth ores 19:30 te mbremjes se djeshme. Sipas policise, "35-vjecari po transportonte me mjetin e tij, tip furgon, me targa KO 4732 B nje sasi prej 2,5 tone molle, te cilat i kishte futur kontrabande". Kapja e mallit pa dokumentacionin shoqerues ka ngjallur dyshimet e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem te Drejtorise se Policise se Qarkut te Korces. Policia tha se ka dyshuar per nje rast kontrabande nga fakti qe ne piken e kalimit kufitar te Tushemishtit nuk lejohet hyrja e mallrave nga Maqedonia. Hyrja e ketyre mallrave lejohet vetem nga pika e kalimit kufitar te Qafe-Thanes ne Pogradec. Gjate disa oreve punonjes te SHKB-se dhe agjente te Komisariatit te Policise se qytetit te Pogradecit kane marre ne pyetje tregtarin, ndersa jane evidentuar ne doganen e Tushemishtit punonjesit e sherbimit qe kishin akses ne procedurat doganore, gjate kohes qe ka kaluar furgoni me targa te Korces. Pas arrestimit te tre doganiereve, burime nga grupi hetimor bene te ditur se po punohet per zbardhjen e nje rasti te paster mitmarrjeje, pasi dyshohet se te arrestuarit kane marre para per te lejuar kalimin e tregtarit me mallrat kontrabande.
Gezim Ashimi