E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qarku i Tiranes, bllokon investimet

Vonesa ne mbledhjen e Keshillit te Rregullimit te Territorit ne Qarkun e Tiranes ka bere qe disa studime pjesore per disa nga zonat e rendesishme turistike, si dhe per komunat rreth kryeqytetit, te mbeten pezull. Sektori i ndertimit ka pesuar nje zhvendosje ne komunat perreth kryeqytetit, por, mos miratimi i studimeve pjesore nga ky institucion, ka bere qe gjithcka te mbetet pezull, duke sjelle nje bllokim te ketij sektori, nder me te rendesishmit e ekonomise. Sipas te dhenave nga ky qark, mesohet se struktura e KRT-se eshte formatuar ne mbledhjen e keshillit te dates 10 dhjetor te 2007 dhe ka marre forme ligjore ne janar te 2008, fill pas procedurave ligjore me prefekturen e Tiranes. Nga ky moment ka filluar shqyrtimin e dokumentacionit ligjor te kerkesave qe kane pasur subjekte te ndryshme ndertuese. Fillimisht dokumentacionin e shikon keshilli teknik i KRRT-se, sepse cdo KRT ka nje keshill teknik qe merret me gjithe proceduren ligjore qe paraqesin subjekte te ndryshme ndertuese. Qofshin keto ndertime publike apo edhe ndertime private. Mbledhja e fundit e KRT-se se qarkut ka marre ne analize dhe miratim nje ndryshim studimi ne Golem te Kavajes. Ne kete mbledhje u rrezua nje studim urbanistik per komunen e Kryevidhit, ku behej fjale per nje studim te madh prej 600 ha ne nje vije bregdetare 6,5 km lineare. Nga ana tjeter, mungesa e afateve kohore per mbledhjet e KRT-se se qarkut kane sjelle mjaft vonesa ne miratimin e studimeve te pjesshme, vonesa keto qe jane reflektuar direkt ne bllokimin e investimeve dhe si pasoje ne moszhvillimin e ketyre zonave. Aktualisht jane ende te bllokuara studimet urbanistike te komunes se Kasharit, pasi nuk eshte dorezuar i gjithe dokumentacioni teknik. Por, gjithashtu, nje situate e tille po ndodh edhe ne komunen e Dajtit, ku Qesaraka eshte e bllokuar prej disa kohesh per arsye se KRTRSH-ja e ka kthyer me verejtje studimin urbanistik qe eshte paraqitur. Dhe komuna eshte ne perpjekjet e saj per te permiresuar te gjitha keto verejtjet. Po keshtu edhe komuna e Farkes paraqiti ne KRTRSH nje studim, i cili ra poshte dhe u kthye per ripunim te verejtjeve ne komune. Dhe ne momentin kur komuna e Farkes te jete e gatshme te kete plotesuar te gjitha detyrimet qe ka vene KRTRSH-ja do te merret ne analize dhe do ta kaloje ne KRT-ne e Qarkut. P. R

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›