Fadromat e bashkise drejt Liqenit Artificial
Bashkia e kryeqytetit nuk do te lejoje asnje ndertim pa leje ne kodrat e Liqenit Artificial. Inspektorati i Ndertimit ne bashkepunim me Policine Bashkiake kane shembur gjate dites se djeshme nje lokal, qe ndodhej ne keto ambiente. Sipas nenkryetarit te Bashkise se Tiranes, Eduart Shalsi, ne kete zone nuk duhet te kete asnje ndertim pa leje dhe qeveria nuk duhet te lejoje legalizime ne kete zone. "Ne kete park, ne kete territor, nuk do te qendroje ne kembe asnje godine e paligjshme. Ne gjejme rastin t'i bejme thirrje Kryeministrit qe te mos lejoje legalizime te turpshme ne kurriz te banoreve te kryeqytetit, te cilet meritojne dhe duhet te kene nje park evropian", ka theksuar Shalsi. Sipas tij, ky park do te jete shembulli i Shqiperise se gjelber dhe brenda standardeve mjedisore te shekullit te ri.