E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Skifteri" dhe "Shejtaji" godasin grupin italo-shqiptar te droges

BARI- Operacioni "Skifteri" ka vene ne pranga 21 persona, mes te cileve dhe shqiptare. Policia italiane ka shperbere nje organizate kriminale italo-shqiptare per trafik nderkombetar droge. Aksioni i kryer nga antimafia e Barit ne disa zona te ndryshme te Italise, bllokoi nje sasi droge dhe armatime. Kokaina qe trafikonte kjo organizate vinte nga Evropa e Veriut, ndersa heroina nga Shqiperia dhe destinacioni ishin tregjet italiane dhe greke. Autoritetet italiane kishin nisur hetimin per kete organizate nje vit me pare. Te arrestuarit akuzohen per pjesemarrje ne trafikun nderkombetar te droges dhe per posedim armatimesh. Nje prej te arrestuarve eshte Roland Lami. Gjithsesi, nje informacion me te plote per kete operacion, autoritetet italiane do ta bejne te ditur ne ditet ne vazhdim, pasi jane ende ne hetime. Nderkaq qe ne operacionin tjeter te policise ne qytetin e Breshias, eshte vene ne pranga nje 23-vjecar nga Shqiperia, i cili eshte kapur me 1 kilogram heroine te paster. Policia italiane nuk bene te ditur emrin e te arrestuarit, por ka deklaruar se shqiptari eshte kapur ne kuader te operacionit "Shejtani", i nisur qe me 27 tetor te dy viteve me pare. Hetimet jane ende ne vazhdim per kete operacion, prandaj policia nuk ka bere te ditur emrin.
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›