Nga neser p/buxheti 2012 do shqyrtohet nen per nen ne komisionet parlamentare
Projektbuxheti i shtetit për vitin 2012 do të shqyrtohet nga dita e nesërme nen për nen në komisionet parlamentare, të cilat do ia përcjellin më pas për miratim Kuvendit në seancën plenare të 5 dhjetorit.
Sipas rregullores kuvendore, pas miratimit në parim të këtij p/ligji në Kuvend më 25 nëntor, komisioni i Ekonomisë fillon diskutimin e tij nen për nen, duke mbajtur parasysh problematikën e trajtuar nga komisionet e përhershme ose nga Kuvendi, në seancën e fundit plenare.
Miratimi në parim i dokumentit më të rëndësishëm financiar të qeverisë u bë në orët e para të mëngjezit të datës 26 nëntor, pas një seancë debati që zgjati rreth 14 orë. Ligji i buxhetit, i miratuar me 74 vota pro dhe 56 kundër, nuk arriti të marrë votat e opozitës, e cila e kritikoi për fonde të pamjaftueshme në uljen e varfërisë dhe papunësisë në vend, si dhe në kryerjen e reformave në fusha të tjera.
Gjatë prezantimit në Kuvend të buxhetit të ri, Kryeministri Sali Berisha ftoi deputetët që të votojnë buxhetin e 2012, si buxheti më i mirë në historinë e vendit. Ai theksoi se "Shqipëria në 100-vjetorin e saj, do të jetë Shqipëria dixhitale, monumenti më madhështor që ne mund të ndërtojmë në respekt të etërve të pavarësisë dhe sakrificave mbinjerëzore të shqiptarëve për liri e dinjitet".
Kryeministri bëri të ditur se qeveria po bën gjithçka për thithjen e investimeve të huaja, rritje fondesh për projektet e turizmit, nxitjen e mbjelljes të sa më shumë druve frutorë, projektet energjetike, si dhe sa më shumë shërbime për të rritur mirëqenien e qytetarëve.
"Buxheti do të mbështesë këto projekte të mëdha kombëtare, të cilat po ecin me shpejtësi jashtë çdo parashikimi. Buxheti do të mbështesë fuqishëm sistemin e shëndetësisë së vendit. Reforma në shëndetësi, mekanizmi i ri financiar, modernizimi i këtij sistemi është një nga qëllimet tona kryesore. Shqipëria jeshile ka qenë dhe do të mbetet drejtim themelor i buxheteve të këtij vendi. Janë licencuar 1600 megavat energji ere, negociatat më serioze po bëhen për gjotermiken, energjinë solare. Pra, Shqipëria do të jetë një superfuqi e vogël energjitike në rajon", tha kryeministri.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, tha në Kuvend se buxheti i vitit 2012 nuk plotëson 12 rekomandimet e BE. Sipas tij, në draft-buxhetin e vitit të ardhshëm nuk përfshihen fonde për ulur varfërinë, papunësinë, për t'u kryer reforma në arsim, shëndetësi investime publike, etj.
"Ky buxhet nuk kontribuon në zbutjen e efekteve të krizës ekonomike dhe nuk shoqërohet me ulje të borxhit publik në kushtet kur çdo familje shqiptare do paguajë fiks 65 dollarë në muaj për borxhin. Ky buxhet nuk ul papunësinë dhe nuk ka politika fiskale për shpërndarjen e të mirave", theksoi Ruçi në Kuvend.
Ministri i Financave, Ridvan Bode, duke folur në emër të grupit parlamentar demokrat, theksoi se ekonomia shqiptare gëzon një qëndrueshmëri dinamike dhe tregues të stabilitetit makroekonomik.
"Do të vazhdojmë të kemi një rritje të GDP me 2-3 herë, tha ministri Bode, i cili vuri theksin tek qëndrueshmëria e sistemit bankar; lehtësitë fiskale në rritjen e produktivitetit të biznesit dhe potencialeve të këmbimeve të tregut, transparencën e reformave fiskale, mbajtjen nën kontroll të borxhit të brendshëm, rritjen e eksporteve, tregues aktualisht më i lartë në Evropën Lindore e Qendrore, etj.
Sipas ministrit të Financave, rritja ekonomike qëndron në prioritet të programeve dhe prioriteteve ekonomike të qeverisë shqiptare.