E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryenegociatori serb viziton sot Kosovën

Kreu i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanoviç, viziton sot Prishtinën, për të takuar zyrtarë të qeverisë së Kosovës dhe përfaqësues të komunitetit serb.
 

Kjo është vizita e parë zyrtare e një përfaqësuesi të qeverisë së Serbisë në Prishtinë, pas pëfundimit të luftës.
 

Kjo vizitë, e cila ndodhë në prag të raundit të ri të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka nxitur reagime të ndryshme në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›