E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta kunder dhunes 13 vende evropiane nenshkruajne konventen

13 vende evropiane do të luftojnë dhunën kundër grave.

Të 13 shtetet, nënshkruan gjatë të mërkurës, konventën për luftën kundër abuzimit, gjatë një takimi të ministrave të Këshillit të Evropës në Stamboll.

Franca, Gjermania, Greqia, Spanja dhe Turqia janë në mesin e vendeve nënshkruese të traktatit, i cili "hap rrugën për krijimin e kornizës ligjore në nivel evropian për t'i mbrojtur gratë nga çdo formë e dhunës".

Konventa gjithashtu bën thirrje për miratimin e legjislacionit të nevojshëm për të eliminuar çfarëdo arsye që justifikon dhunën ndaj grave në proceset gjyqësore.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›