Siri, vijojnë përleshjet ndaj, 19 të vrarë

Të paktën 19 persona janë vrarë në Siri, ndërsa forcat e sigurisë po vazhdojnë goditjen e tyre kundër protestuesve për demokraci.
Gjatë ditës së djeshme, tanket kanë hapur zjarr kundër hapësirave të banuara në qytetet Homs dhe Harra.
Në Alepo, afër kufirit me Turqinë, forcat e sigurisë e kanë shpërndarë një demonstratë me afro 2 mijë studentë.
E ballafaquar me kritika ndërkombëtare në rritje, Siria ka shpallur se e tërheq kandidaturën e saj për të kryesuar një delegacion për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara.