E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat greke: Arrihet marrëveshja, qeveria e re me mandat 2 vjeçar

13-05-2012 / Gazeta 55

Palët politike në Greqi, kanë rënë dakord për krijimin e një qeverie.  Lajmi bëhet i ditur nga “Sky News” sipas të cilit sipas marrëveshjes qeveria e re do të ketë një mandat 2-vjeçar, pa pjesëmarrjen e partisë së Aleksis Cipras.
Lajmi vjen në një kohë kur presidenti i Greqisë vazhdon kontaktet me liderët e partive parlamentare, në përpjekjen e fundit për të krijuar një qeveri emergjence.
Ai zhvilloi në mesditë konsultime me kryetarët e ND, SYRIZA dhe PASOK, përkatësisht Antonis Samaras, Aleksis Cipras e Evangelos Venizelos, në një takim që zgjati më shumë se gjysmë ore.
Presidenti do të ketë në mbrëmje kontakte individuale me krerët e tjerë politikë, Panos Kamenos (Grekët e Pavarur), Aleka Papariga (Partia Komuniste), Fotis Kuvelis (E majta demokratike) Nikolaos Mihaloliakos (Agimi i Artë).

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›