E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas Twitter tashme Hashtag edhe per facebook

Nje nga simbolet karakteristike te Twitter vjen tashme edhe per facebook.
Facebook i lejon perdoruesve te vete te perdorin simbolin # si mjet me te mire per te kerkuar mbi ndonje fjale , teme apo emer .

Mbështetje për sistemin e facebook eshte folur qe ne muajin mars ndersa ka nisur te aplikohet per nje perqindje te vogel perdoruesish diten e merkure .

Hashtag ose “fjalekyce” eshte tashme e klikueshme, kështu që kerkimi per cdo teme do te nisem me nje thurje para .

Instagram, rrjeti social qe bleu Facebook vitin qe kaloi, ne fakt e perdorte hashtag. Pra duket si nje evolucion natyral i Graph Search. Kerkimi per momentin eshte i limituar me informacionet te futura nga perdoruesit persa i perket pozicioneve gjeografike, miqve dhe 'likes'.

Me adoptimin e hashtag ne fb zgjerohen funksionet e kerkimit duke lejuar perdoruesit t'i bashkangjiten debateve dhe argumentave rreth nje teme te caktuar.
Duke futur hashtag perdoruesit i japin me shume shikueshmeri permbajtjeve te tyre, azhornimeve, fotove dhe videove.
Hashtag eshte perdorur mjaft nga protestuesit gjate pranveres arabe ku organizoheshin apo lajmeronin protesten e rradhes.

Hashtag mund te jete arma me e forte e Facebook ne luften e tij per tu bere rrjeti social me i rendesishem ne bote. Apo ndryshe, Facebook e ben kete se mund ta beje pasi Twitter nuk mund te beje asgje per ta ndaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›