E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rehabilitohet Rruga e Kombit

Mure të larta që në themel të rrugës së Kombit. Kjo është mënyra për të penguar lëvizjen e kodrës në segmentin Kukës- Fushë-Dukagjin.
Një fond i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve prej 35 millionë lekë të reja po bën të mundur rehabilitimin e plotë të saj.
Defektet nga kjo rreshqitje masive u shfaqën menjëherë pas përfundimit të autostradës.
Firma sipërmarrëse për mirëmbajtjen e rrugës bënte ndërhyrjet e saj të herëpashershme, por pa mundur të zgjidhte përfundimisht këtë problem.
Pas studimeve gjeologjike të tokës u hartua edhe projekti për ndërhyrjen përfundimtare e që do të përfundojë brenda 40 ditësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›