E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, fshehtësia e fundit e Evropës

Nga Express më 27 shtator 2011 në ora 12:40

Bukuritë natyrore të Shqipërisë kanë tërhequr sërish vëmendjen e medies ndërkombëtare, veçanërisht të agjencisë prestigjioze të lajmeve Reuters, e cila i ka dedikuar një kronikë të zgjeruar të turizmit.

Agjencia shkruan se vija e plazhit përgjatë bregdetit te Durrësit ofron argëtimet e zakonshme, volejboll për ata që janë më aktiv dhe shtrirëse dhe çadra për ata, që thjeshtë duan të shijojnë rrezet e diellit.

Për turistin amerikan Nick Saintangelo, kjo pjese e bregdetit shqiptar është një vend i mrekullueshëm për te kaluar pushimet.

“Nuk kemi qenë kurrë më parë në ketë pjesë të Evropës, por na pëlqen shumë. Jemi vërtet të befasuar nga kjo përvojë e re dhe e kemi shijuar”, rrëfen ai.

Reuters shkruan se Shqipëria mund të jetë fshehtësia e fundit e Evropës, por qeveria po bën maksimumin e saj, për të hapur pikat me te bukura turistike për vizitorët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›