E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policitë e Malit të Zi dhe Shqipërisë e forcojnë bashkëpunimin

Nga Express më 27 shtator 2011 në ora 00:00

Drejtori i policisë së Malit të Zi, Veselin Velkoviq, dhe ai i Shqipërisë, Hysni Burgaj, janë pajtuar sot që bashkëpunimi i dy policive është cilësor dhe kanë paralajmëruar intensifikimin në luftën kundër krimit të organizuar.

Drejtori i policisë së Shqipërisë, Hysni Burgaj, pas takimit me kolegun e tij nga Mali i Zi, u tha gazetarëve në Podgoricë, se policitë e të dy vendeve janë të vendosura që t’i ndërprejnë “kontrabandimet nga të dy anët e kufirit”.

Në takimin Velkoviq – Burgaj në Podgoricë, është biseduar për patrullimet e përbashkëta kufitare dhe është përmendur frekuenca e madhe e kalimeve kufitare në Sukubinë, të cilin gjatë muajve të verës e kanë kaluar afro 1.8 milionë njerëz, apo 20 mijë vetë gjatë ditës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›