E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Sigurimit, me dyer të mbyllura për Kosovën

New York– Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara debatoi me dyer të mbyllura për gjendjen në Kosovë, raportojnë mediat serbe. Zëvendësambasadori rus në OKB, Sasha Panin, sipas RTS-së, ka insistuar në zbardhjen e vrasjes së dy serbëve , që ndodhi para disa ditësh në Kosovë, por edhe në hetimet për frikësimin e serbëve të kthyer në Kosovë.

Rusia, siç raporton RTS, do t’u përcjell shteteve të tjera brengosjen serioze për shkak të paralajmërimeve se “luftëtarët nga Libia dhe Siria mund të kenë qenë të stërvitur në Kosovë, dhe për kompensim Tripoli, pas formimit të Qeverisë së re, do ta njoh pavarësinë e Kosovës, dhe se të njëjtën rrugë do ta ndiqte Siria pas përmbysjes së regjimit të Assadit.

(ar.ku/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›