Milo: Anëtarë të kryesisë së PS-së po punojnë për humbjen e Ramës
TIRANE - Në Partinë Socialiste ka njerëz që punojnë për ti zënë vendin Edi Ramës”. Kjo është ajo që beson kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, i cili ishte i ftuar dy ditë më parë në emisionin “Prizëm” të gazetarit, Aleksandër Furxhi në “Albanian Screen”, ku u diskutua për mbylljen e reformës zgjedhore, dhe pakënaqësinë e partive të vogla.
“Në PS ka njerëz që janë edhe anëtarë të kryesisë së Partisë Socialiste që mezi presin që Edi Rama të pësojë humbjen e radhës dhe të mund t’i zënë karrigen. Jo vetëm që urohet që kjo të ndodhë, por edhe punohet që kjo të ndodhë”, - tha Milo.
Në një intervistë të pak ditëve më parë për “Gazeta Shqiptare”, kreu i PDS-së la të hapur mundësinë e krijimit të një poli brenda opozitës duke mos përjashtuar përfshirjen në të edhe të ish-kryetarit socialist Fatos Nano. “Ideja e krijimit të një poli tjetër, në rastin kur nuk do të bëhet korrektimi i sistemit, qëndron dhe është një alternativë, por gjithnjë brenda kampit opozitar.
Do të diskutohet për të bërë një pol të atyre partive politike që kanë jo vetëm afërsi programore, por që kanë edhe një besim reciprok për të ndërtuar një subjekt elektoral me peshë dhe që do të merrte një rezultat të ndjeshëm në ballafaqimin e ardhshëm elektoral”, - u shpreh mes të tjerash kryetari i Demokracisë Sociale, Paskal Milo.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)