E Diel, 1 Nëntor 2026

Keshilli i Sigurimit nuk bie dakord mbi Jemenin

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së bënë thirrje për zhvillim e dialogut mes protestuesve dhe autoriteteve qeveritare në Jemen.
Megjithatë bisedimet e para të Këshillit lidhur me krizën përfunduan në Nju Jork, pa një deklaratë publike. Vendet anëtarë duket se sërish nuk kanë rënë dakord lidhur me krizën në Yemen. Në një mbledhje të jashtëzakonshme për krizën që ka përfshirë vendin arab ka patur kontradikta mes Kinës e Rusisë dhe Gjermanisë e Libani.

Suzan Rajs, Ambasadore e Shteteve të Bashkuara tha se disa delegacione kanë pritur instruksionet e qeverive përkatëse.
Mbledhja e jashtëzakonshme u zhvillua paralelisht me ditën kur forcat e sigurisë në Jemen hapën serish zjarr në drejtim të protestuesve dhe shkaktuan vdekjen e 3 personave. Dhjetëra të tjerë janë plagosur-raportoi BBC.

Të mërkurën në mëngjes, një person i armatosur në një motoçiklete hapi zjarr mbi protestuesit të cilët po ngrinin kampin e tyre në një shesh në qytetin perëndimor të Hudaydah. Personi i armatosur ka vrarë një nga organizatorët e protestës.

Më shumë se 120 persona në radhët e protestuesve janë vrarë gjatë demonstrative dy mujore, ku kërkohet largimi i presidentit Ali Abdullah Saleh, i cili prej 32 vitesh është në pushtet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›