Anija e hapesires Endevour pergatitet per misionin e fundit ne hapesire

Anija e hapesires Endevour do te niset kete muaj ne misionin e saj te fundit i cili eshte njekohesisht dhe misioni i parafundit per anijet amerikane te hapesires. Zyrtaret e NASA-s thane se vendimi u mor pasi u studiua me kujdes gjendja e anijes dhe kushtet e nisjes. Misioni kete here do te drejtohet nga komandanti Mark Kelly bashkeshorti i kongresistes Gabrielle Gifford.
Fluturimi i parafundit i NASAs ne hapesire eshte gati te kryhet javen tjeter dhe jane duke u bere pergatitje te vecanta per pjesemarrjen e bashkeshortes se komandantit te ketij misioni kogresmenes amerikane Gabrielle Giffords. Ajo u plagos gjate nje sulmi me arme ne Tuscon te Arizones tre muaj me pare.
Anija e hapesires Endeavour do ta nis udhetimin e saj te fundit ne hapesire me 29 prill qe njekohesisht do te jete misioni i parafundit ne i NASAs ne hapesire. Misioni do te drejtohet nga Mark Kelly i cili eshte bashkshorti i kongresmenes Gifford. Ai po pret lejen e mjekeve per pjesemarrjen e bashkeshortes se tij ne ceremonine e nisjes se anijes Endeavour.
Drejtuesi i operacionit te nisjes se anijes Mike Leinbach ka thene se ai shpreson qe zonja Gifford te jete e pranishme dhe theksoi se kjo nuk do te pengoje punen e ekipit te tij.
Nje ekip tjeter po merret me kete ceshtje. Shpresoj qe zonja Gifford te jete e pranishme...
Astronauti Mike Kelly mori pushim nga puna per te qendruar prane bashkeshortes se tij e cila ishte ne spital per nje kohe te gjate.
Ai ka marre pjese ne tre misione fluturimi ne hapesire.
Anija Endevour do te vizitoj Stacionin Nderkombetar te Hapesires ku do te dergoje dy pajisje me vleren prej dy miljarde dollaresh dhe pritet te qendroj ne hapesire per 14 dite.