SHBA premton 25 milione dollare ndihma per opoziten libiane

Administrata e presidentit Obama do ti ofroje se shpejti Keshillit Kombetar Tranzitor te opozites libiane 25 milione dollare ndihma. Plani u konfirmua dje nga Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton e cila shprehu gjithashtu shqetesim per shtimin e numrit te viktimave ne radhet e protestuesve pro-demokracise ne Siri.
Sekretarja Klinton ka theksuar se paketa e ndihmave nuk permban arme dhe nuk eshte nje cek i bardhe me ndihma te pakufizuara per Keshillin Kombetar Tranzitor. Por keto ndihma pasqyrojne nje shkallezim te ndjeshem te mbeshtetjes amerikane per kete organizate te opozites libiane.
Ne komentet qe beri ne nje konference te perbashket per shtyp me presidentin e zgjedhur te Haitit Mishel Marteli zonja Klinton tha se paketa e ndihmave per kryengritesit libiane perfshin artikuj mjekesore uniforma cizme mjete mbrojtese dhe radio.
Ajo tha se ndihma e ofruar behet ne bashkepunim te ngushte me partneret nderkombetare te Shteteve te Bashkuara nder te cilet Britania Franca dhe Italia te cilat kete jave njoftuan dergimin e keshilltareve ushtarake ne ndihme te Keshillit Kombetar Tranzitor
Ky nuk eshte cek i bardhe. Keto veprime i ndermarrim ne perputhje me rezoluten 1973 te Keshillit te Sigurimit te OKB i cili nder te tjera ka autorizuar vendet anetare te marrin te gjitha masat e nevojshme per te mbrojtur civilet dhe zonat e populluara nga civilet.
Shtetet e Bahkuara kane derguar nje diplomat te larte Kris Stivens ne bazen e kryengritesve Bengazi per te vendosur lidhje me Keshillin Kombetar Tranzitor por nuk e kane njohur levizjen kryengritese si udheheqjen legjitime te vendit sic kane vepruar disa anetare te tjere te NATO-s.
Nje zedhenes i Departamentit te Shtetit tha se angazhimi per ndihma nuk nenkupton se Amerika eshte me prane njohjes se kesaj organizate por tregon se ka rruge te tjera per te mbeshtetur dhe fuqizuar organizaten pa deklaruar njohje zyrtare.
Zonja Klinton nderkaq ka nenvizuar shqetesimet e Amerikes per shtimin e dhunes politike ne Siri ku njoftimet flasin per me shume se 20 protestues te vrare nga forcat e sigurimit ne qytetin qendror Homs.
Ajo tha se Shtetet e Bashkuara denojne me force perdorimin e cdo akti dhune nga secila pale ne kete konflikt dhe shprehu shqetesim te vecante per situaten ne Homs ku eshte e veshtire te merren te dhena te sakta si rezultat i ndalimit te gazetareve
Qeveria siriane duhet te lejoje levizjen e lire. Duhet te ndalen arrestimet arbitrare ndalimet dhe torturimi i te burgosurve. Duhet te ndale dhuna dhe te filloje nje process serioz politik me akte konkrete per te treguar pergjegjshmeri ndaj ceshtjeve legjitime qe jane ngritur nga populli sirian me kerkesat per reforma te mirefillta dhe te qendrueshme.
Departamenti i Shtetit shprehu skepticizem ndaj planit te qeverise se Damaskut per te hequr gjendjen e jashtezakonshme qe ka qene ne fuqi prej 48 vjetesh duke thene se heqja e gjendjes se jashtezakonshme perfshihet ne nje pakete ligjore qe parashikon masa per te penguar demonstratat.