E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama do te vizitoje seline e Facebookun ne Kalifornine e Veriut

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, do të vizitojë selinë e rrjetit social gjigant, Facebook.

Selia e Facebook-ut ndodhet në Luginën e Silikonit në Kaliforninë e Veriut.

Vizita e presidentit amerikan në zyrat e rrjetit të famshëm social vjen pas shpalljes së rikandimit të Obamës në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vitin 2012.

Në program të vizitës është përgjigja e pyetjeve të përdoruesve të Facebook-ut te cilët në kohë reale do të kenë mundësinë t’i drejtojnë pyetje presidentit.

Kjo është hera e parë që një president shteti do të pranojë pyetje direkte nga përdoruesit e një rrjeti social. Facebook u krijua në 4 shkurt të vitit 2004 nga një dhomë e kolegjit të Harvardit.

Aktualisht, Mark Zuckerberg, është klasifikuar si i riu më i pasur në botë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›