E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schwarzenegger dëshiron presidencën e BE-së

Nga Express më 20 prill 2011 në ora 14:00

Arnold Schwarzenegger, i cili përveç karrierës filmike, ishte edhe Guvernator i Kalifornisë, tani dëshiron të vij në Evropë dhe të bëhet president i Bashkimit Evropian.

Schwarzenegger 63 vjeçar, përndryshe ish-bodybuilder është i lindur në Austri, shumë afër selisë së Bashkimit Evropian dhe ka shumë mundësi që të kthehet dhe të bëhet president i BE-së.

Kështu njoftoi për Newsweek zëdhënësi i Schwarzenegger-it, Terry Tamminen.
“Evropa dëshiron një shef karizmatik, i cili do të mund të bashkonte Evropën”, deklaroi Tamminen.

“Francezët nuk i duan gjermanët, ndërsa gjermanët nuk i duan italianët. Si thoni për një njeri tw lindur në Evropë, i cili kthehet nga SHBA-ja dhe i cili mund të bëhet Washingtoni ose Jeffersoni në Evropën e re të bashkuar”, deklaroi për Newsweek, Tamminen.

Ish-aktori ka përfunduar shumë shpejt mandatin e dytë si Guvernator i Kalifornisë. Që nga ai moment diskutohet në media, nëse do të vazhdoj karrierën e tij si politikan, ose do ti kthehet filmit.

Edhe pse tani nuk merret as me politik dhe as me aktrim, Arnold Schwarzengger është i angazhuar në Kombet e Bashkuara ku merret me ndryshimet klimatike dhe me probleme tjera humanitare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›