E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Sigurimit nuk bie dakord për Jemenin

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i cili u mblodh ditën e djeshme për krizën në Jemen por nuk arriti të bie dakord mbi deklaratën e përbashkët lidhur me situatën.

Raportet citojnë diplomatët të kenë thënë se Gjermania dhe Libani, dy vende anëtare të këshillit, ishin përpjekur të bihen dakort, por iniciativa ishte bllokuar nga Kina dhe Rusia, anëtare të përhershme me të drejtë të vetos.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Suzan Rajs tha se disa delegacione kanë pritur instrukcioneve të qeverive të tyre..

Takimi u mbajt mbrëmë, në ditën kur forcat e Jemenit përsëri hapën zjarr ndaj protestuesve antiqeveritarë, duke vrarë tre persona.

Më shumë se 120 persona janë vrarë në protestat dy mujore që kërkojnë largimin e presidentit Ali Abdullah Saleh pas 32 vjetësh në pushtet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›