E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gadafi paralajmëron Britaninë

Zyrtarë të regjimit të Moamer Gadafit kanë paralajmëruar Britaninë lidhur me planet për të dërguar këshilltarë ushtarakë për të ndihmuar kryengritësit libianë.

Zëvendës ministri i jashtëm, Halid Kaim i tha agjencisë AP se rebelët nuk janë mirë të organizuar dhe se misioni britanik me siguri do të jetë një "dështim".

Ndërsa Ministri i Jashtëm, Abdul Ati al-Obeidi deklaroi për BBC-në se misioni britanik mund të "zgjasë" luftimet.

Sekretari i Jashtëm britanik, Uiliam Hejg tha se Londra do të dërgojë oficerë të ushtrisë në Libinë lindore për të ndihmuar kryengritësve të përmirësojnë organizimin, komunikimin dhe logjistikën e tyre.

Hejg tha se ata "nuk do të përfshihen në trajnimin apo armatimin e luftëtarëve të opozitës".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›