E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Sigurimit rezolutë kundër Koresë së Veriut

Klima e tensionuar që është krijuar në Gadishullin e Koresë pas mbytjes së një anijeje koreano-jugore ku gjetën vdekjen mbi 40 marinarë, duket se do të përfshijë edhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ky i fundit duket të ketë rënë dakort për të nënshkruar ditën e premte një rezolute me anë të të cilit e cilëson aktin e vdekjes së 40 marinarëve një sulm të Koresë së Veriut ndaj sovranitetit të Koresë së Jugut.
Kështu sipas rezolutës së rënë dakort mes 5 anëtarëve të përhershëm të Këshillit, dënohet sulmi koreano-verior ndaj anijes koreano-jugore "Cheonan".
Rezoluta pritet të miratohet ditën e premte pa asnjë pengesë, duke patur parasysh që ajo ka edhe "bekimin" e Kinës, aleatje historike e Koresë së Veriut. Anija koreano-jugore, "Cheonan" me një ekuipazh prej 46 marinarësh, u mbyt më 26 mars. Hetimet e kryera prej Seulit arritën në përfundimin se anija ishtë fundosur pasi ishte goditur nga një silur koreano-verior. Peniani mohon përfshirjen e tij në incident dhe kërcënon se çështja "Cheonan" mund të çojë në një luftë të paimagjinueshme rajonin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›