E Diel, 1 Nëntor 2026

Lunacek: Pas vendimit të GJND-së jo më bisedime për statusin

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën ka thënë se pavarësisht mendimit të GJND-së, nuk do të ketë bisedime rreth statusit të kosovës e as për ndarjen e këtij vendi. Lunacek tha pas miratimit të rezolutës për Kosovën nga Parlamenti Europian, se kjo është një "po" e fortë për integrimin e Kosovës së pavarur në Bashkimin Europian. Ajo tha se Rezoluta kërkon fillimin e menjëhershëm të dialogut për liberalizimn e vizave për Kosovën dhe bën të qartë faktin se pas vendimit të GJND-së lidhur me legalitetin e pavarësisë së vendit, pavarësisht nga cfarëdo mendimi, nuk guxon të ketë ndarje të Kosovës apo bisedime për çështje të statusit si dhe as për çfarëdolloj këmbimesh të territorit.
Ndërkohë edhe Prishtina zyrtare e mirëpret miratimin e rezolutës së Parlamentit Evropian për Kosovën. Si qeveria ashtu edhe opozita, e cilësojnë këtë dokument si shprehje e përkrahjes së BE-së për Kosovën. Ndryshe nga Prishtina, Beogradi zyrtar nuk e ka mirëpritur rezolutën e Parlamentit Europian për Kosovën dhe ka kërkuar nga vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë që të mos e pranojnë atë. Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviq, ka thënë të enjten se për Serbinë është vendimtar momenti kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të japë vendimin mbi legjitimitetin e pavarësisë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›