E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-Rusi, fillon shkëmbimi i agjentëve

Arrestimi i 10 rusëve të akuzuar për spiunazh befasoi shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe në Rusi, kryesisht për numrin e madh të tyre. Ata kanë pranuar fajësinë se po komplotonin për të sherbyer si agjentë për një shtet të huaj. Me anë të këtij vendimi 10 spiunët i kanë hapur rrugën një shkëmbimi agjentësh mes Uashingtonit dhe Moskës.
Të akuzuarit dolën ditën e enjte para Gjykatës Federale në Nju Jork dhe pranuan akuzën e spiunazhit. Gjykimi duket se i hapi rrugën ekstradimt të tyre të menjëhershëm për në Rusi në këmbim të 4 të burgosurve që mbahen në burgjet ruse në akuzën për shitje informacioni sekret për agjencitë perëndimore të inteligjencës.
Në një njoftim të tijin Departamenti i Shtetit pohon arritjen e një marrëveshjeje me Rusinë për shkëmbimin e 10 të arrestuarve me 4 të dënuarit, që mbahen prej vitesh në burg prej autoriteteve ruse nën akuzën e spiunazhit në favor të SHBA-së.
"Federata Ruse pranoi lirimin e 4 personave të burgosur në Rusi nën akuzën e nxjerrjes së informacioneve sekrete për agjencitë perëndimore të inteligjencës", thuhej në deklaratën e Departamentit të Shteti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›