Tony Blair merr titullin "Honoris Causa" nga Universiteti i Prishtinës
Ish-kryeministri britanik Tony Blair është nderuar sot nga Universiteti i Prishtinës me titullin "Honoris Causa" për ish-kryeministrin britanik Tony Blair. çmimi iu dorëzua nga rektori i Universitetit të Prishtinës Mujë Rugova i cili e quajti ish-kryeministrin britanik Blair si heroin e lirisë së Kosovës.
Në fjalën e tij ish-kryeministri Blair theksoi se ndihej krenar për marrjen e një titulli kaq të veçantë.
"Sot 11 vjet pas sulmit Kosova përballet me sfidat e paqes dhe ndërsa ndodhem këtu jam i impresionuar jo vetëm me bujarinë e njerëzve por me krenarinë e tyre" theksoi Blair duke shtuar se ndihet vërtet krenar që nderohet me këtë titull.
"Ndihem krenar dhe ndihej shpresën për ju dhe për të ardhmen tuaj dhe nëse do të kem një rol unë do të kem për nder që të angazhohem për Kosovën duke shtuar se ai beson që si ai dhe vendi i tij do të jenë përkrah qytetarëve të Kosovës në rrugën drejt së ardhmes.
Ndërkohë Ministri i Arsimit të Kosovës Enver Hoxhaj në fjalën e tij pasi ngriti lart figurën e ish-kryeministrit britanik Blair theksoi se ai mbetet simbol i besimit, optimizmit dhe shpresës për qytetarët e Kosovës. Sipas tij Tony Blair ishte politikani që bashkoi botën dhe vlerësoi gjendjen e rënduar në Kosovë dhe ngjalli shpresën e njerëzve.
"Në përulemi me nder para jush për lirinë që i sollët Kosovës theksoi Hoxhaj duke shtuar se ai do të mbete përherë miku më i mirë i qytetarëve të Kosovës.
Ndërkohë Zëvendëkryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi pasi ka bërë një bibliografi të jetës së ish-kryeministrit britanik Tony Blair theksoi se ai mbetet kontribuesi i pavarësisë së Kosovës. Ai theksoi gjithashtu se Tony Blair ishte ndër të parët që ka mbështetur pavarësinë e Kosovës.
Gjithashtu ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Blair është nderuar ditën e djeshme me "Medaljen e artë të Lirisë" për kontributin e çmuar në çështjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.