E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sistemi anti-raketë, Rusia paralajmëron SHBA-të dhe NATO-n

Paralajmërimi erdhi pasi ministri rus i Mbrojtjes tha se bisedimet mbi mbrojtjen raketore ishin në prag të dështimit.

 "Ne nuk ia dolëm mbanë deri tani për të gjetur një zgjidhje reciprokisht të pranueshme, situata është pothuajse pa dalje", deklaroi Serdjukov, duke hapur një konferencë dy ditore për mbrojtjen antiraketore, që mblodhi në Moskë zyrtarë të vendeve të NATO-s dhe të ish-Bashkimit Sovjetik, sipas pamjeve të transmetuara nga televizioni rus.

Moska druhet se sistemi anti-raketë që SHBA-të dhe NATO-ja kërkojnë të vendosin në Evropën Qendrore është kërcënim për sigurinë e saj kombëtare.

Por, SHBA-të dhe NATO-ja thonë se ata në të vërtetë kërkojnë të mbrohen nga sulmet e mundshme të Iranit dhe Koresë së Veriut.

Kreu i stafit të Mbrojtjes së Rusisë, Gjeneral Nikolai Makarov paralajmëroi se “nëse situata përkeqësohet, do të merret vendimi për të përdorur forcë shkatërruese parandaluese”./Start/F. P/

                                                                                             2012-05-03 18:12
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›