E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Sigurimittë OKB-së, nesërdebaton për Kosovën

PRISHTINE- Këshilli i Sigurimit i OKB-së të martën debaton për Kosovën. Ka qenë presidenti serb Boris Tadic që ka kërkuar një sesion të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të diskutuar për tensionet në rajon. Këshilli i Sigurimit i OKB-së të martën debaton për Kosovën. Nga ana tjetër, zyrtarët e BE-së e dënuan sulmin në Mitrovicë.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka kërkuar një sesion të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të diskutuar për tensionet në rajon. “Serbia edhe njëherë po ballafaqohet me sfida të mëdha në Kosovë. Qytetarët tanë në Kosovë janë sulmuar”, tha Tadic.

Ambasadori i Nigerisë në Kombet e Bashkuara, Joy Ogëu, që është kryesues i KS-së për këtë muaj, tha se Këshilli i Sigurimit do të njoftohet për incidentin, të martën më 6 korrik, dhe se në të do të jetë i pranishëm Boris Tadic.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›