Këshilli i ministrave miratoi vendimin "Për disa ndryshime në vendimin nr.459, datë 23.9.1999, të Këshillit të Ministrave, "Për krijimin e Komitetit Shtetëror për Kultet". Vendimi s
Këshilli i ministrave miratoi vendimin "Për disa ndryshime në vendimin nr.459, datë 23.9.1999, të Këshillit të Ministrave, "Për krijimin e Komitetit Shtetëror për Kultet".
Vendimi synon ngritjen e nivelit të përfaqësimit dhe funksionimit të Komitetit Shtetëror për Kultet. Ky Komitet bashkërendon marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe komuniteteve fetare e organizamve shoqërore të çdo lloji, që kanë objekt veprimtarie dhe ndjekin qëllime fetare.
Në mbështetje të ligjit "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave", ky Komitet do të jetë në varësi të Kryeministrit. Emërimi i kryetarit dhe anëtarëve të tij do të bëhet nga Kryeministri, duke patur parasysh dhe ruajtur parimet e asnjanësisë shtetërore dhe të barazisë së bashkësive fetare, si dhe faktin që struktura e komitetit të reflektohë realisht identitetin dhe vlerat e bashkësisë fetare. Varësia e këtij komiteti nga Kryeministri mendohet se do t'i japë një impuls të ri mirëfunksionimit të tij, në mënyrë që shteti dhe bashkësitë fetare të bashkëpunojnë në të mirë të shoqërisë.