Në fillim të këtij takimi Kryeministri Nano rikonfirmoi angazhimin e Qeverisë Shqiptare për dinamizimin e mëtejshëm jo vetëm të marrëdhënieve politike dypalëshe, por edhe intensifikimin e

Në fillim të këtij takimi Kryeministri Nano rikonfirmoi angazhimin e Qeverisë Shqiptare për dinamizimin e mëtejshëm jo vetëm të marrëdhënieve politike dypalëshe, por edhe intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të tilla si ajo e energjisë, turizmit, kulturës etj.
"Ndajmë të njëjtën perspektivë euroatlantike. Eshtë detyra jonë e përbashkët që të dinamizojmë marrëdhëniet e bashkëpunimit rajonal, me synim që të përshpejtojmë procesin e integrimit europian", tha Kryeministri Nano, duke shtuar se "Ne jemi plotësisht të angazhuar në monitorimin e kufijve, në luftë kundër trafiqeve të paligjshme, por nga ana tjetër jemi po aq të angazhuar për lëvizjen e lirë të qytetarëve në rajon e më gjerë". Në këtë kuadër theksoi zoti Nano jemi të përgatitur të marrim mesazhe të rëndësishme nga Samiti i Stambollit dhe ai i Dublinit lidhur me proceset e integrimit euroatlantik.
Nga ana e tij z. Ivanic tha se e konsideronte të suksesshme këtë vizitë në Tiranë, e cila u konkretizua me nënshkrimin e dy marrëveshjeve mjaft të rëndësishme, asaj për Trafikun Ajror Ndërkombëtar dhe Marrëveshjes për Turizmin, të cilat,- u shpreh z. Ivaniç- janë një shprehje e shkëlqyer e bashkëpunimit mes të dy vendeve tona.
Dy autoritetet u shprehen se liberalizimi i vizave dhe lëvizja e lirë e njerëzve nga njëra anë dhe rritja e nivelit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare nga ana tjetër janë dy çështje të rëndësishme për axhendat tona të përbashkëta.
Lidhur me zhvillimet rajonale dhe ecurinë e procesit të integrimit në strukturat euroatlantike, Kryeministri Nano, siguroi se Shqipëria do të vazhdojë të luajë një rol moderator në rajon, për intensifikimin e dialogut politik, për mirëkuptimin e përbashkët, për progresin e mëtejshëm në funksion të integrimit dhe arritjes së standarteve, që do të bëjnë, gjithashtu, më të lehtë edhe koabitacionin e shoqërive multietnike, në mënyrë që të gjithë sëbashku të mund të ndërtojmë klimën e besimit dhe shpresën për reforma më dinamike dhe integrim sa më të shpejtë.
Kryeministri Nano u ndal më pas në vizitat më të fundit që zhvilloi në Kosovë dhe në Shkup. Kryeministri Nano nënvizoi faktin se gjatë takimeve të zhvilluara me përfaqësuesit e partive politike shqiptare, i ftoi ata që të intensifikonin dialogun politik dhe bashkëpunimin me njëri –tjetrin,me faktoret e tjere politik ne vendet e tyre ashtu dhe faktorët ndërkombëtarë e shoqërinë civile në funksion të stabilitetit,paqes dhe progresit ne funksion gjithashtu te pershpejtimit te proceseve integruese euroatlantike te rajonit.