-Sëbashku me Kryeministrin në ceremoni merrte pjesë edhe Zv/Ministri i punëve të Jashtme të Italisë Senatori Roberto Antonione- Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot paradite sebashku me Z

-Sëbashku me Kryeministrin në ceremoni merrte pjesë edhe Zv/Ministri i punëve të Jashtme të Italisë Senatori Roberto Antonione-
Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot paradite sebashku me Zv/Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë Roberto Antonione në inagurimin e ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve të Tiranës, e cila është ristrukturuar duke u pajisur edhe me logjistikë të parametrave moderne, gjë që do të përmirësojë punën e saj për zbatimin e kontratave me qytetarët, për përmirësimin e sistemit të faturimeve si dhe për rritjen e arkëtimeve. Investimi 60 milion euro perfshin te gjithe sistemin e ujesjelles kanalizimeve te Tiranes i cili bëhet në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë midis qeverise shqipatre dhe asaj italiane..
Kryeministri Fatos Nano ka prerë shiritin e inagurimit me Zv/Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë Roberto Antonione. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm dhe ambasadori italian në Shqipëri Massimo Ianucci, Ministri i Ekonomisë Anastas Angjeli, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama, Prefekti i Tiranës Besnik Dervishi, deputetë, biznesmenë shqiptarë dhe italianë etj.
Në këtë ceremoni, Kryeministri Nano tha:
"Kam kenaqesine te jem me ju ne kete inaugurim me te vertete te rendesishem, i cili eshte nje tjeter arritje e bashkepunimit dhe marredhenieve te shkelqyera qe ekzistojne me qeverine italiane. Gjej rastin te vleresoj dhe te falenderoj ne emer te qeverise kontributin dhe mbeshtetjen e cmuar qe Italia mike i ka dhene dhe vazhdon ti jape ekonomise dhe popullit shqiptar si dhe punen e dalluar te perfaqesuesve tuaj ne Shqiperi dhe te ambasadorit Iannucci.
Nderhyrjet ne projekte te tilla jetike si Rehabilitimi i rrjetit te Ujesjelles Kanalizimeve te Tiranes, kane impakte sociale mjaft te medha. Me shume se 60 milione Euro jane investuar kohet e fundit ne kete sektor duke u konkretizuar ne Impiantit te Trajtimit te Ujit te Pijshem ne Boville, ne rrjetin primar te ujesjellesit te Tiranes i cili sot i ka siguruar qytetit te Tiranes nje sasi shtese uji te pijshem prej rreth 1800 litra ne sekonde.
Te tjera objekte presin te financohen qe Tirana te mos kete me nderpreje apo kufizime ne furnizimin me uje. Keto zyra qe inauguruam sot, nuk jane thjesht dhe vetem zyra: ato jane nje infrastrukture e domosdoshme nga ku do te menaxhohet ne parametra moderne furnizimi i Tiranes me uje. Pajisjet e reja radio–komunikuese, kompjuterat, softëaret, si dhe Sistemi i Perpunimit te Informacionit do te beje qe ndermarja e Ujesjelles Kanalizime Tirane te permiresoje punen e saj per zbatimin e kontratave me qytetaret, per permiresimin e sistemit te faturimeve dhe per rritjen e arketimeve.
Me gjithe punen e bere ndermarrja e Ujesjelles Kanalizime Tirane duhet te zgjidhe me mire se deri tani problemet e lidhjeve abuzive qe, aktualisht, konsumojne nje sasi te madhe te ujit te pishem dhe demtojne rrjetin, decentralizimi i ujesjellesave te fshatrave qe nuk jane te lidhura me rrjetin hidrik te Tiranes se Madhe, te vendose matesat per te gjithe konsumatoret dhe te rehabilitje te gjithe burimeve hidrike.
Projektet e furnizimit me uje te popullates jane pjese e Programit te qeverise. Ato nuk kufizohen vetem ne Tirane apo ne qytete te medha si Durresi, Fieri , Korca, Kavaja, Elbasani etj ku deri me sot jane investuar disa qindra milione Euro. Ne synojme qe se shpejti, brenda vitit qe vjen te ndertojme nje sistem efektiv te furnizimit me uje edhe per zonat rurale. Projekti qe po pergatitet do te coje uje pothuaj ne te gjitha fshatrat e Shqiperise. Per kete jane paraashikuar fonde jo vetem nga buxheti, por dhe nga asistenca dhe ndihma e huaj financiare e vendeve miq dhe institucioneve financiare nderkombetare.
Ti gezoni dhe ti perdorni ne dobi te furnizimit me uje per qytetaret e Tiranes".