E Shtunë, 31 Tetor 2026

-Përfaqësuesi i diplomacisë italiane i përcjell zyrtarisht Kryeministrit Nano përshëndetjet më të ngrohta të z.Berluskoni dhe e fton zyrtarisht në emër të Kryeministrit italian për zhvill

-Përfaqësuesi i diplomacisë italiane i përcjell zyrtarisht Kryeministrit Nano përshëndetjet më të ngrohta të z.Berluskoni dhe e fton zyrtarisht në emër të Kryeministrit italian për zhvillimin e një takimi së shpejti në Romë-

Kryeministri Fatos Nano dhe Zv/Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Senatori Roberto Antonione zhvilluan një takim në ambjentet e Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.

Në këtë takim të dy autoritetet diskutuan për marrëdhëniet dy palëshe, të cilat u konsideruan të shkëlqyera. Zoti Antonione i ka përcjellë Kryeministrit falënderimet e Kryeministrit Italian dhe të Qeverisë për rolin e rëndësishëm për stabilitet dhe paqe në rajon dhe për mesazhet e përcjella faktorit shqiptar në rajon duke vlerësuar vizitën e Kryeministrit së fundi në Kosovë dhe në Shkup.

Po ashtu zoti Antonione i ka percjellë përshëndetjet e Kryeministrit Italian Berluskoni dhe ftesën për të vizituar Italinë së shpejti për t'i dhënë një impuls të ri marrëdhënieve, hapave integruese, dhe sipërrmarrjes midis dy vendeve, ndërsa është shprehur se ruajmë konsideratën pozitive të shprehur dhe më parë për hapat e ndërrmarë nga qeveria në luftën kundër trafiqeve dhe në veçanti trafikut klandestin. "Këtë konsideratë tha ai autoritetet italiane ia percjellin në të gjitha takimet ndërkombëtare, partnereve europianë dhe më gjerë.

Pas këtij takimi Kryeministri Nano dhe Senatori Antonione mbajtën një deklaratë përpara sipërmarrësve shqiptarë dhe italianë prezentë në këtë aktivitet, si dhe medias.

Kryeministri Fatos Nano:

Jemi këtu për përurimin e këtij "headquarter-i" të një infrastrukture moderne të ujësjellësit të kryeqytetit, me produktet që po jep kooperacioni italo-shqiptar në fushën e zhvillimit, si dhe të zhvillojmë një raund shumë të rëndësishëm diskutimi dhe dialogu politik me zv/Ministrin Antonioni, përfaqësues i Farnezinës dhe i Qeverisë Italiane në shirita të tillë inagurimi dhe në këtë fazë të maturuar të bashkëpunimit midis dy vendeve.

Z.Antonione sapo më njoftoi, veç përshëndetjeve të zotit Berluskoni, dhe dëshirën e tij, që në ditët e ardhshme të takohemi në Romë për të vazhduar dialogun politik dhe për të identifikuar ndërhyrje të tjera të nevojshme dhe programet e bashkëpunimit, të cilat po i hapin më gjërë hapësirat e pjesëmarrjes suaj, të kooperatorëve ekonomikë, bankarë dhe të sipërmarrësve apo organizatave jo qeveritare në fusha të ndryshme të rritjes dhe të integrimit të Shqipërisë, në realitet evropiane, ku segmenti italo-shqiptar ka një rëndësi strategjike.

Dua të veçoj me këtë rast disa elementë të rëndësishëm, që do të nxisim bashkarisht, siç janë sidomos programet që vënë në kontakt sipërmarrjen vendase me sipërmarrjen kualitative të mesme dhe të madhe italiane. Do të vazhdojmë të zgjidhim më mirë problemet e operatorëve ekonomikë italianë në tregun shqiptar, do të punojmë më mirë për të promovuar oportunitetet e tregut shqiptar dhe rajonal përballë komunitetit sipërmarrës italian dhe bankave italiane sidomos.

Ne do të vazhdojmë t'í shtojmë dhe t'í bëjmë më dinamike programet e binjakëzimit midis sektorëve dhe ekspertëve të administratave publike të të dy vendeve, si dhe do të vazhdojmë shkëmbimin e informacionit për ta ruajtur dhe për ta bërë akoma më të dobishëm lobingun italian, në të gjitha instancat, ku Shqipëria negocion Marrëveshjen e Stabilizm Asociimit me BE-në.

Ju po na kuptoni më mirë dhe unë do t'ju falenderoj për këtë komfort që gjeni në hapësirat e tregut që po krijon kooperacioni midis nesh. Prova më e freskët për këtë duket se është propozimi i fundit i një grupi të rëndësishëm italian të mbështetur nga një bankë e rëndësishme, për të ndërtuar rrugën Durrës-Morinë me çelësa në dorë për 2 vjet e gjysëm, me një mbështetje bankare prej 250 milion euro, të cilën Shqipëria mund ta shlyejë me taksën e veçantë mbi automjetet për një periudhë prej gati 11 vjeçare.

Duhet ta negociojmë me synimin për ta stimuluar këtë marrëveshje te cilen e konsiderojme te rendesishme.

Senatori Antonione:

Dëshiroj të falenderoj zotin Kryeministër për fjalët miqësore që tha. Është rasti të theksojmë se marrëdhëniet tona dhe ato të Kooperacione janë me të vërtetë shumë të zhvilluara, gjë që dëshmohet edhe me inagurimin që i bëmë sot kësaj vepre të rëndësishme. Kryeministri bëri një përmbledhje të argumentave kryesorë të bisedës që patëm, kështu që mua nuk më mbetet gjë tjetër veçse të falenderoj dhe një herë Kryeministrin dhe Qeverinë Shqiptare për ndjenjën e lartë të miqësisë dhe gadishmërisë që tregon gjithmonë ndaj nesh.

Dëshiroj t'ju falënderoj gjithashtu, dhe ju, për punën e madhe që bëni në këtë vend, që është për ne një vend mik dhe shumë i rëndësishëm. Gjithashtu dua t'ju falenderoj pasi ju po bëheni shembull që edhe sipërmarrës të tjerë të kontribuojnë për zhvillimin e Shqipërisë. Nëse marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera kjo edhe falë kontributin tuaj, prandaj ju falenderoj edhe në emër të Qeverisë Italiane dhe do të keni gjithmonë mbështetjen tonë.

Eshtë fat që kemi këtu një ambasador shumë të zotin, që e do shumë këtë vend dhe ka qenë gjithmonë një pikë referimi për të gjithë italianët që vijnë dhe japin kontributin e tyre në Shqipëri.

Fjala ime nuk i drejtohet vetëm sipërmarrësve, që edhe gjatë takimit tonë me kryeministrin biseduam edhe sesi ta zgjerojmë dhe ta nxisim më tej praninë e tyre këtu, prani e cila duhet të shtrihet edhe në realitete të ndryshme të këtij vendi, si në fushën ushtarake, religjoze, organizatat joqeveritare, në të gjithë ata sektorë ku mund të shtrihet prania italiane për të nxitur më tej zhvillimin e të gjitha realiteteve, për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të vendit, në mënyrë që edhe procesi i integrimit të Shqipërisë në BE të jetë sa më i shpejtë, të bëheni nxitës për sipërmarrës të tjerë italianë të investojnë dhe të japin kontributin e tyre për zhvillimin e Shqipërisë.

Falënderojmë Kryeministrin Nano për disponibilitetin e tij. Sigurisht kemi dhe probleme, të cilat do të vazhdojmë tí diskutojmë sëbashku në takimin tonë. Faleminderit sërish z. Kryeministër. Faleminderit edhe në emër të italianëve që janë prezent.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›