Këshilli i ministrave të BE-së shtyu vendimin për Maqedoninë

Këshilli i ministrave të BE-së ka shtyer sot vendimin lidhur me dhënien e datës për Maqedoninë për fillimin e negociatave paraqasëse për anëtarësim.
Ministrat e jashtëm të 27 vendeve anëtare kanë shtyer për një muajin qershor vendimin lidhur me caktimin e datës dhe se me këtë nuk është përkrahur rekomandimi i Komisionit Evropian, që në mbledhjen e sotme të jepet drita jeshile.
Kjo nënkupton se ministrat e jashtëm pritet që të veprojnë sikur në Samitin e dhjetorit të vitit të kaluar, kur disa ditë përpara këtij takimi të nivelit të lartë sollën vendime të rëndësishme për evrointegrimet e rajonit. Njësoj me vendimin e sotëm tre ditë para Samitit të 28 qershorit që do të mbahet në Bruksel, do të miratohen konkluzat lidhur me caktimin ose jo të datës për fillimin e negociatave për anëtarësim, shkruan Ina.
Ministrat e jashtëm sot kanë konstatuar se Kroacia është e gatshme që në korrik të bëhet anëtarja e 28 e Bashkimit Evropian, ndërsa Serbisë i`u dha data e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosovës vendimi për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit./Indeksonline/