E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli kombetar sirian kerkon alternative per Assad-in

Nderkohe qe regjimi sirian vazhdon edhe me tej te perdore dhunen kunder kundershtareve te qeverise Keshilli kombetar sirian opozitar u konsultua ne fundjave ne Tunizi per nje strategji per mbrojtjen e civileve. Pervec kesaj ata po hartojne nje program politikper kohen pas rrezimit te presidentit Baschar al Assad. Rezultatet e takimit publikohen diten e hene 19.12.

U deshen disa muaj qe grupe te ndryshme siriane ti bashkoheshin ne gusht te 2011 Keshillit kombetar sirian. Nuk eshte ndonje cudi Idete e anetareve te saj se si do te vazhdohet me tej me zhvillimet politike ne Siri pas nje rrezimi te Assad-it ndryshon shume nga njeri-tjetri dhe ne ceshtjense cfare duhet te ndodhe pas kesaj opozitaret nuk jane te nje mendjeje.

Popullsia siriane perbehet nga shume grupime te ndryshme etnike dhe konfensionale me interesa te ndryshme. Arabet kurdet dhe armenet jane te perfshire njejte si sunitet shiitet alevitet dhe te krishteret.

Nuk ka raportime te pavarura per medie

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pjesetare te Keshillit kombetar sirian opozitar

Nje pjese e me shume se 20 milione sirianeve perkrahin ne menyre aktive rrezistencen kunder regjimit te Assad-it. Por sa shume jane ne fakt dhe sa nga ata jane paqesore ose sa jane te armatosur kjo nuk dihet sakte. Informacione te sakta nga Siria eshte veshtire te marresh sepse udheheqja siriane deri tani nuk ka lejuar asnje raportim te pavarur nga vendi.Nje gje dihet qe regjimi prej muajsh po i shtyp ne menyre te dhunshme kundershtaret e tij. Sipas te dhenave te Kombeve te Bashkuara numri i te vdekurve nga perleshjet e dhunshme deri tani ka arritur ne me shume se 5000 njerez.

Keshilli Kombetar sirian me me shume se 100 anetare i ka vene vetes si synim rrezimin e regjimit Baschar al -Assad. Nje mangesi ne fazen e pare te kryengritjes ishte qe nuk pati asnje kontakt per bisedime thote Heiko Wimmen ekspert per Sirine nga Fondacioni per shkence dhe politike ne Berlin SWP. Keshilli kombetar sirian perpiqet te misheroje nje alternative te regjimit dhe per ta bere ate te besueshem. Ne deklaraten e tij themelore keshilli u shpreh kunder nje nderhyrjeje nga jashte. Per kete duket se partite me te medha opozitare qe jane te perfaqsuara ne Keshillin kombetar sirian kane rene dakord.

Nje sekretari e pergjithshme me 29 anetare drejton Keshillin kombetar. Vellazeria myslimane kurdet perfaqesuesit e Komitetit per koordinim qe organizuan protestat dhe politikanet e Liges liberale bejne pjese aty. Burhan Ghalijun profesor ne Universitetin e Sorbones dhe sirian i lindur e drejton kete forum.

Kerkesa per nje njohje nderkombetare

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nga protestat kunder presidentit sirian al-Assad

Pjesa me e madhe e anetareve te Keshillit kombetar sirian jetojne jashte vendit - per fat te keq nje pakice eshte ne Siri aktive per shembull per Komitetin koordinues qe organizojne protesta kunder regjimit ne Siri. Emrat e ketyre anetareve do te mbahen sekret per shkaqe sigurie. Keshilli kombetar sirian sipas te dhenave te veta luan aktualisht rolin e nje qeveri ne mergim dhe ka kerkuar njohje nderkombetare. Si shtet i pare anetar i OKB-s eshte Libia i vetmi qe e ka njohur forumin si perfaqsi legjitime e Sirise shtetet e tjera hezitojne ta bejne kete.

Autor Anne Limmelin/M. Kelmendi

Reaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›