E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita siriane e përçarë

Opozita siriane ka ndërmarrë një formë të re mosbindjeje civile me një grevë të përgjithshme, ndërsa qëndresa e armatosur në vend po përshkallëzohet.

Taktikat që bien ndesh me njëra-tjetrën vënë në dukje një përçarje së cilës i është bërë jehonë edhe në sinjalet e paqarta të komunitetit ndërkombëtar.

Pronarët e dyqaneve që janë kundër qeverisë siriane vazhdojnë t’i mbajnë të mbyllura bizneset e tyre, pavarësisht nga njoftimet se forcat e sigurisë janë hakmarrë ndaj disa prej tyre, duke u djegur dyqanet.

Greva e përgjithshme që filloi të dielën, e zgjeron fushatën e qëndresës paqësore ndaj qeverisë së Presidentit Bashar al-Assad, e cila për pjesën më të madhe të nëntë muajve të fundit është kufizuar në demonstrata dhe marshime proteste.

Por greva përkon me një intensifikim të betejës së armatosur kundër regjimit të Assadit. Të dyja palët janë të një mendje për atë që ata mendojnë se është rënia e pashmangshme e qeverisë.

Por shpërbërja e qeverisë me një luftë e armatosur duket e pamundur në të ardhmen e afërt, por as greva e përgjithshme nuk duket se mund ta arrijë këtë synim.

Fqinjët e Sirisë, Libani dhe Iraku kanë treguar mbështetje për qeverinë e Assadit dhe aftësinë për të qarkulluar mallra në kufi e bën trysninë ekonomike, si nga brenda me greva, ashtu edhe nga jashtë me sanksione, më të dobët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›