Mijera refugjate brenda dhe jashte Kosoves

Shahin Haliti 56 vjec nga lagja Kroi i Vitakut ne veri te Mitrovices edhe pse pronar i tre hektareve toke qe nga perfundimi i luftes me familjen pese anetareshe banon ne dy dhoma te Qendres Kolektive ne lagjen Bair. Kjo ngaqe vullneti per kthim iu pre qe ne hapat e pare.
Shpine ma kane djeg e ma kane rrafshu. Dy here i kena ngreh shatorrat nprone tonen me 2002 kur na kane sulmu serbet me arme zjarri dhe jemi plagos kater veta. Une jam i plagosur ndore. Kena provu edhe masanej sna kane leju. Po tme bahet nje zgjidhje e perhershme siguria une shkoj nvend temin dhe asnje minut srri ktu thote z.Haliti fatin e te cilit e ndajne edhe 28 familje te tjera 90 per qind prej te cilave nga veriu i Mitrovices.
Banoret e veriut edhe me tej jetojne me qira dhe ne strehimore
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Papunesi tek te rinjte ne Kosove.
Nder to eshte edhe familja e Zarife Avdiu 52 vjecare e cila qe 12-te vjet jeton larg aparatamentit te saj Ketu jetoj me burre e me djale. Lageshtia ne mure na mbyti. Banesen e kam ne pjesen veriore por ma kane uzurpuar serbet. Kemi provu me u kthy por ske ku shkon...Ska siguri atje Ktu jetojme me nje social 80 euro te burrit qe ka punu perpara rrefen z.Avdiu.
Perderisa fatin e prinderve dashur pa dashur e ndajne edhe femijet dy prej te cileve i gjejme tek lozin para qendres Jam prej Vidimiriqi. Shpia na u ka kall nlufte e rrime ktu. Ktu skaloj mire por...Serbet sillen keq kur tshkojme atje thote Festimi 11 vjecar ndersa pergjegja e Leutrimit vjen me belbezim e me shkeputje .Une kam qejf me u kthy po...Sna lene serbet... Ska si...gu...ri...
Persona te zhvendosur ne Qendra Kolektive brenda dhe jashte Kosoves
Sipas Ahmet Jasharit zedhenes i komunes se Mitrovices jane edhe rreth 10 mije shqiptare te zhvendosur nga veriu i Mitrovices te cilet jetojne ne jug me qira apo ne Qendra Kolektive. Dhe qytetaret e shumte nga Kosova vazhdojne te jetojne neper strehimore te tilla brenda dhe jashte Kosoves thote per Dojce Velle-n Shpend Halili zedhenes i UNHCR-se-zyra ne Prishtine Ne Kosove eshte nje numer i konsiderueshem i Qendrave Kolektive ne te cilat jetojne rrreth 450 familje. Ndersa nje numer i konsiderueshem i qytetareve nga Kosova jetojne si te zhvendosur ne Mal te Zi te cilet kryessisht i perkasin grupit etnik rom ashkalinj dh egjiptas si dhe komuniteti malazez.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Slobodan Vujicic kryetar i Shoqates se malazezeve te Kosoves
Sipas kryetarit te Shoqates se Malazezeve te Kosoves vetem ne Serbi dhe Mal te Zi jane te shperngulur rreth 14 mije malazeze Para luftes ne Kosove kane jetuar 20.028 persona te deklaruar si malazeze etnik. Numri aktual i malazezeve te shperngulur ne Mal te Zi eshte 5. 300 ne Serbi jane 8.300 nje numer prej tyre kane shkuar ne vende te treta perderisa te tjeret jetojne ne veri te Kosoves. Mirepo ata nuk guxojne te deklarojne identitetin e tyre kombetar per shkak te situates se tensionuar ne ate pjese. Mua personalisht me jeton motra ne Leposavic por ajo nuk guxon te deklarohet si malazeze dhe te kerkoje te drejtat e veta per shkak te rrethanave ne te cilat jetojne atje. Pjesa tjeter jane ne Rajonin e Pejes ku kane presion te madh nga ana e strukturave paralele te udhehequra nga perfaqesues serbe. Ne nuk jemi te pranuar si komunitet as ne kushtetuten e Kosoves. Prandaj keto jane probleme evidente ne zgjidhjen e te cilave do duhej te ndihmonin qeveria e Kosoves dhe ajo e Malit te Zi thote z.Vujiqiq.
UNHCR 18 mije te zhvendosur brenda Kosoves dhe 10 mije jashte saj
Perderisa Sabit Hykolli zedhenes i Ministrise per Komunitete dhe Kthim thote per Dojce Vele-n se kjo ministri po ben perpjekje te vazhdueshme per kthimin e te zhvendosurve ne vatrat e veta Kthimi nga Mali i Zi eshte nje rrethane krejt tjeter sepse ne kemi bashkepunim te vazhdueshem me autoritetet malazeze ne kete drejtim dhe te gjithe ata qe deshirojne te kthehen ketu edhe mund ta bejne. Ne si ministri mbi bazen e pergjegjesise qe kemi do ti ndihmojme te gjithe ata qe deshirojne te kthehen ne vendet prej nga kane ardhur thote z.Hykolli.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shpend Halili zedhenes i UNHCR-se ne Kosove.
Nderkohe qe edhe mijera te tjere vazhdojne te jetojne si te zhvendosur brenda dhe jashte vendit raportojne nga Komisariati i Larte per Refugjate i Kombeve te Bashkuara. Shpend Halili eshte zedhenes i Zyres ne Prishtine vjen me te dhenat me te fundit Jane rreth 18100 persona te cilet konsiderohen te zhvendosur brenda ne Kosove te cilet iu perkasin te gjitha grupeve etnike ndersa numri me i madh eshte i shqiptareve dhe i serbeve kurse nje numer me te vogel e perbejne komunitetet e tjera ne Kosove. Nje numer prej 10 mije personash jetojne si te zhvendosur ne Mal te Zi te cilet kryesisht u perkasin komuniteteve RAE dhe atij malazez. Nga Bosnje Hercegovina Kroacia dhe Maqedonia nga numri i madh i refugjateve prej atje aktualisht ne Kosove jetojne edhe 63 refugjate nga Kroacia 6 nga Bosnje Hercegovina si dhe 54 nga ish Republika Jugosllave e Maqedonise.
Brenda ketij viti jane kthyer ne Kosove 1025 te zhvendosur
Sipas z.Halili gjate vitit 2011 jane kthyer ne Kosove 1025 persona. Perderisa UNHCR ne partneritet me Ministrine per Komunitete dhe Kthim gjate kater viteve te fundit per te kthyerit ka ndertuar 100 shtepi dhe ka renovuar 35 te tjera per te rikthyerit Ky projekt do te vazhdoje edhe ne vitin 2012 me ndertimin e 30 shtepive Perfitues jane te gjtiha komunitetet pa dallim. Ndersa duhet theksuar gatishmeria per te pranuar te zhvendosurit kur ata duan qe te kthehen si dhe e drejta e tyre per te vendosur ne baze te informimit se kur duan qe te kthehen thote z.Halili.
Perderisa zona me problematike per rikthimin e te zhvendosurve mbetet veriu i Mitrovices prej nga vjen thirrja e vazhdueshme e ketyre banoreve-refugjate nshtepi te vet Stabilizim i pjeses verirore dhe kthim - thote z.Haliti. Qe te gjithe te kthehemi nvendin tone dhe te jetojme ne paqe e ne qetesi pa presione e torutra qe na kane filluar pa plas lufta. Familjet tona jane te traumatizuara edhe atehere se gjithmone kemi qene te shtypur prej serbeve e na ka shku jeta tuj u rujt. E tash nkohen e lirise prape me nejt tuj rujt me rend me pushke ndore Jeta nuk shkon gjithmone me trauma e me frike....
Autor Ajete Beqiraj
Redaktoi Angjelina Verbica