Nowitzki dhe Neuner sportistet e vitit 2011 ne Gjermani

mimet u dorezuan diten e diele ne nje ceremoni te transmetuar live ne televizion nga qyteti jugor Baden-Baden.
Nowitzki i cili u be basketbollisti i pare qe fiton kete cmim nuk mundi te merrte pjese ne ceremoni per shkak se eshte duke zhvilluar fazen e fundit pergatitore me Mavericks para fillimit te sezonit qe nis ne 25 dhjetor. Ne qershor Nowitzki udhehoqi Mavericks drejt fitimit te titullit kampion ne NBA dhe u shpall lojtari me i mire i finaleve.
Pas shume vitesh karriere tha Nowitzki. Fale gazetareve sportive vazhdoi me humor basketbollisti ne nje lidhje direkte nga Teksasi. Per here te pare ju treguat se keni kuptuar dicka nga basketbolli.
Basketbollisti eshte nje nga yjet me te njohur ne NBA dhe vitin qe shkoi humbi per pak vota vendin e pare qe u rrembye nga kampioni i Formula Nje Sebastian Vettel
Te tjere kampione
Per Magdalena Neuner cmimi vjen afer fundit te nje karriere te suksesshme ne biathlon qe eshte nje kombinim i skijimit me qitjen.
24 vjecarja Neuner e cila ka fituar kete cmim edhe ne vitin 2007 deklaroi se do te terhiqej nga ky sport ne fund te sezonit 2011-2012 Te shpallesh dy here si sportistja e vitit eshte me te vertete nje arritje e madhe tha Neuner.
Ajo fitoi cmimin me nje diference te mire votash nga ndjekesja e saj me e afert tenistja Andrea Petkovic.
Bildunterschrift Ekipi i Borussia Dortmund-it
Ne kategorine e skuadrave cmimi i shkoi kampioneve te Bundesliges Borussia Dortmund te cilet fituan titullin ne maj te ketij viti.
Titulli kampion ishte nje perralle qe u be realitet tha drejtori i skuadres Jrgen Klopp.
Fituesit u zgjodhen nga nje panel gazetaresh sportive tradite kjo qe ka nisur qe nga viti 1947.
Autor Amarlido Topi dpa
Redaktoi Angjelina Verbica
Author Richard Connor Chuck Penfold
Redaktoi Angjelina Verbica