E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli mbikqyrës: Emrat për Bankën, PS propozon Ermelinda Meksin

Komisioni i Ekonomisë

Miratohen me votat e PD tre emrat për Këshillin Drejtues

Këshilli i Bankës së Shqipërisë, opozita sulmon Fullanin
Debati i plotë me guvernatorin. PS: OK dy kandidatëve të qeverisë, por nuk voton

Kanë kaluar dje në Komisionin e Ekonomisë tri kandidaturat e dërguara nga qeveria, një për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe dy për anëtarë të Këshillit të Mbikëqyrjes. Kandidaturat janë kaluar vetëm me votat e maxhorancës, ndërkohë që gjatë diskutimit ka pasur edhe akuza nga ana e opozitës, sidomos sa i përket kandidaturës së propozuar për guvernator Ardian Fullani, i cili sapo i ka dhënë fund një mandati 7-vjeçar në po këtë institucion. Nga ana e opozitës, përmes deputetit Erjon Braçe, ndaj Fullanit janë hedhur akuza të forta si i ndikuar politikisht dhe për përfshirje klienteliste dhe korruptive në aferën e blerjes së hotel Dajtit apo dhe në raste të tjera që lidhen me favorizimet në tregjet e bonove të thesarit. Por Fullani ka reaguar menjëherë duke u shprehur se ka qenë një nga guvernatorët më të pavarur politikisht dhe se prej 20 vitesh nuk ka pasur asnjë implikim në politikë. Ndërkaq, në Komision janë diskutuar edhe kandidatura e Elisabeta Gjonit për anëtare e Këshillit të Mbikëqyrjes. Aktualisht Gjoni mban pozicionin e kreut të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Kjo ishte dhe e vetmja kandidaturë që duket se u vlerësua pozitivisht nga opozita. Deputetja Mimi Kodheli shprehu mbështetjen e saj pro Gjonit. Ndërkohë që edhe nga maxhoranca, përkrahja për kandidaturën e Gjonit është shprehur edhe nga deputeti Sybi Hida. Por nuk është gjetur i njëjti miratim për kandidaturën tjetër të propozuar nga qeveria për Këshillin e Mbikëqyrjes, atë të Petraq Milos. Sipas Malajt, fakti që Milo ka mbajtur pozicionin e këshilltarit pranë Kryeministrit krijon në pamje të parë një opinion për njëanshmëri politike. Gjithsesi, Malaj ka theksuar se i mbetet në dorë kandidatit për të vërtetuar të kundërtën. Kandidaturat nuk morën votat e opozitës, pasi kjo e fundit u shpreh se votimi duhet të ishte i fshehtë dhe të bëhej në sallën e Parlamentit.

Debati ne komisionin e ekonomisë
Arben Ahmetaj: Një gjykim i juaji personal: si e vlerësoni nivelin 60 për qind të borxhit publik, që për mua është një nivel alarmant?
Ardian Fullani: Unë mendoj që gjatë dy viteve të fundit është bërë punë e kujdesshme për uljen e shpenzimeve dhe mbajtjen nën kontroll të borxhit dhe deficitit, por ne gjithmonë jemi të mendimit që ky është një kujdes i shtuar që duhet pasur në çdo kohë parasysh. Niveli 60 për qind është nivel i aprovuar nga Parlamenti. Ajo që është kryefjalë sot në botë, është mbajtja nën kontroll e balancave fiskale, dhe kjo mendoj se dhe në kushtet e Shqipërisë është një këshillë mjaft e mirë, është një gur themeli për të pasur nesër një zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë. Përpjekjet duhen bërë gjithmonë për ta mbajtur në nivel dhe për ta ulur borxhin. Mos harrojmë që gjithë treguesit e vlerësimit të një vendi prioritet u japin çështjeve të mbajtjes nën kontroll të borxhit.
Mimi Kodheli: Çfarë masash do të merrni ju në rast të një rizgjedhjeje lidhur me kreditë e këqija që në dijeninë time së fundi kanë arritur 18-20 për qind? Nga 5 miliardë lekë që është portofoli i kredive, mjë miliard janë kredi të këqija. Një nivel i lartë ky.
Ardian Fullani: Aktualisht kemi të bëjmë me një shifër prej 18 përqindësh. Duhet të jemi koshientë që shifra e kredive të këqija është rritur si pasojë e rritjes së kreditimit dhe të efekteve të krizës. Në vitin 2008 kemi pasur 6.4 për qind kredi me probleme. Është një fenomen mbarëbotëror. Ajo që e dallon Shqipërinë nga vendet e tjera është që nuk e zhvesh efektin e kredive të këqija me kolateralet dhe njëkohësisht vendet e tjera të rajonit apo më gjerë kanë ndjekur politika të ngrirjeve, ristrukturimeve dhe faljeve, gjë që Shqipëria nuk e ka bërë, dhe unë mendoj që kjo është rruga më drejtë që ne të vlerësojmë nivelin e kredive të këqija dhe njëkohësisht të vëmë bankat, sistemin bankar, në pozicion të përgjegjshëm për zgjidhjen e problemit të kredive të këqija.
Edmond Spaho: Mund të na bëni një përshkrim të ecurisë së ekonomisë së vendit në 2008-2011-n dhe ato që keni konsultuar me institucione të tjera të huaja, si e gjykojnë?
Ardian Fullani: Mendoj që në krahasim me ekonomitë  e rajonit, por edhe më gjerë, ekonomia shqiptare i bëri ballë me sukses krizës, por gëzon sot të gjitha kushtet që të sigurojë në të ardhmen rritje ekonomike të qëndrueshme. E kam thënë dhe e përsëris. Nuk do të jetë e lehtë në kushtet e një krize globale, e një situate akoma të paqartë, ku dy vende të rëndësishme si Greqia, Italia dhe vende të tjera të eurozonës janë probleme që ne të sigurojmë rritje ekonomike 6 për qind. Rritja ekonomike e Shqipërisë do të jetë e moderuar, por e rëndësishme është që brenda situatës së krizës Shqipëria jo vetëm realizoi rritje ekonomike, por njëkohësisht vazhdoi dhe reformat strukturore. Një vlerësim i imi personal mbi politikën shqiptare gjatë 20 viteve të fundit ka qenë që në krahasim me shumë ekonomi të tjera të rajonit, por edhe evropiane, ka qenë e vendosur për të bërë ndryshime dhe reforma strukturore që kanë çuar në privatizim të ekonomisë për ta bërë sa më të konkurrueshme dhe ka ulur kostot e tranzicionit.
Sherefedin Shehu: Cilat do të jenë prioritetet e puëns suaj nëse do të rizgjidheni?
Ardian Fullani: Nëse unë do të bëj një rishikim të figurës sime gjatë 7 viteve të shkuara, do ta identifikoj atë si një guvernator partizan i mbajtjes nën kontroll të inflacionit, borxhit nën kontroll, deficit i ulët, një kurs këmbimi fleksibël.
Pas pyetje-përgjigjeve
Erjon Braçe: Zoti Fullani, më lejoni tju falënderoj për modestinë me të cilën u paraqitët para këtij komisioni, veçanërisht kur vetëvlerësuat punën tuaj në mandatin 7-vjeçar që keni konsumuar tashmë. Duke thënë këtë, më lejoni që të shpreh një vlerësim politik në radhë të parë lidhur me kandidaturën tuaj, të cilën e gjykoj se: nuk plotëson kriterin e pavarësisë politike në planin individual. Ju jeni fare i qartë më shumë se sa  kushdo në këtë komision, se nominimi juaj sështë i domosdoshëm për të ndikuar dhe ndalur Drejtësinë të japë drejtësi për aferën publike më korruptive.
Edmond Spaho dhe Flamur Noka: Të ndalemi në kuadër të rendit të ditës. Mos vazhdojmë. Ju lutem, mos flasim si në konferenca shtypi, por të mbetemi në atë që është caktuar.
Erjon Braçe: Të gjithë bashkë, për rreth një orë dëgjuam dhe vlerësime politike dhe vlerësime teknike në këtë sallë.
Edmond Spaho: Jo fluturime konspirative.
Erjon Braçe: Pra vlerësimi politik që po bëja për aferën korruptive më publike në historinë e qeverive shqiptare. Pak më parë ju ndoqa me vëmendje kur vlerësuat veten si guvernatori i inflacionit të ulët, i borxhit të ulët, i deficitit nën kontroll dhe kursit fleksibël. Më lejoni që duke vlerësuar modestish mandatin tuaj 7-vjeçar, të them se kandidatura juaj nuk plotëson kriterin e pavarësisë politike edhe në kuadrin institucional, pra drejtimin i Bankës së Shqipërisë. Ju, ndryshe nga çdo kandidat tjetër i paraqitur përmes akteve të qeverisë apo dhe atyre të paralajmëruar në Kuvend, e keni të provuar në shtatë vite vartësinë tuaj politike në shtatë vite nga qeveria, kjo me pasoja të rënda mbi pavarësinë kushtetuese të Ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›