Infermierët e licensuar do të bëhen publik, Urdhri: Publikimi bëhet për të shmangur abuzimet

Një nga qasjet që pjesa dërmuese e shqiptarëve e kaloi gjatë pandemisë ishte ajo e marrjes së shërbimit infermieristik në banesë privatisht.
Ngarkesa e lartë në spitale me të sëmure por edhe fluksi i injeksioneve në qendra shëndetësore e bëri domosdoshmëri këtë shërbim në familje i cili në shumë raste u kostifikua me çmime shumë të larta madje edhe nga infermierë të palicensuar.
Nisur nga këto abuzime Presidentja e Urdhri i infermierit, Blerina Duka i tha RTSH se ka vendosur të publikojë në faqen e tij emrat e të gjithë infermierëve me licencë .
Të dhënat sipas Dukës do të jenë të plota për çdo emër, qofshin këto edhe rekorde të shënuara nga këta infermierë.
Emrat e të gjithë infermierëve që kanë të të drejtën e ushtrimit të profesionit janë gati Kjo strategji është propozuar për tu ndjekur edhe nga Organizata Europiane e Infermierëve e cila do të pasohet edhe me të dhënat e profesioneve të tjera të rregulluara si logoped, imazherist dhe fizioterapeut.
/rtsh/