E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshillimi i maturantëve në lidhje me degët

15/04/2010 Pranimet në universitete

Duke filluar nga dita e sotme, Universiteti Bujqësor i Tiranës hap dyert për këshillimin e maturantëve që duan të ndjekin studimet e larta në programet e këtij universiteti. Fushata e këshillimit do të shërbejë për informimin e maturantëve në lidhje me përcaktimin e saktë të degëve që do të listojnë kur të plotësojnë formularin e preferencave për studimet e larta të vitit 2010-2011, ndërkohë që do të zgjasë deri në mbyllje të vitit shkollor. Kështu, në ditët e caktuara drejtuesit e secilit fakultet do të orientojnë dhe këshillojnë maturantët për profilet e studimeve që do të ofrohen gjatë vitit të ardhshëm akademik. Në varësi të këtyre informacioneve, si dhe të rezultateve individuale që maturantët do të arrijnë në provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje, do të bëhet edhe renditja e drejtë e preferencave, duke mos rrezikuar humbjen e vitit akademik. Sipas kalendarit të përcaktuar, këshillimi i maturantëve do të nisë me Fakultetin e Shkencave Pyjore, më pas do të vijojë më 19 prill në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit. Pedagogët e këtij fakulteti do të ndihmojnë nxënësit që në varësi të aftësive të kuptojnë mundësinë që kanë për t’u pranuar në këto degë. Më pas, këshillimi do të vijojë në datat 23 dhe 30 prill në dy fakultetet e tjera, atë të Shkencave Pyjore dhe Mjekësisë Veterinare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›