E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshillin Bashkiak e pllakos sherri

Lushnje Konfliktet dhe debatet mes keshilltareve kane bere qe nga 12 pika te rendit te dites te miratohen vetem 3

Per te dyten dite radhazi Keshilli Bashkiak i Lushnjes eshte pershire nga sherri. Mes debatesh te ashpra eshte shoqeruar mbledhja e radhes se Keshillit Bashkiak te Lushnjes. Konfliktet dhe debatet mes keshilltareve kane bere qe nga 12 pika te rendit te dites te miratohen vetem 3 ndersa pjesa tjeter te lihet per shqyrtim gjate nje mbledhje jashte radhe ne muajin tetor.

Mbledhja

Qe ne fillim te mbledhjes mungesa e kreut te bashkise Albert Sanxhaku ka ndezur debatet mes anetareve. Keshilltaret e djathte qe jane dhe me te shumte ne numer se bashku me ata te LSI-se kane kerkuar qe mbledhja te shqyrtonte vetem ato pika qe pengoheshin nga mosmiratimi ndersa pjesa tjeter te lihej ne nje tjeter takim kur te ishte prezent kryetari i bashkise. Kembengulja per pranine ne mbledhje te kryetarit te bashkise nga ana e keshilltareve te djathte bazohej ne pretendimin e tyre se ai eshte i vetmi person qe pergjigjet per hollesi per relacionet e pikave ne shqyrtim pasi vete ai nuk u ka lene hapesire per sqarim drejtoret e drejtorive te bashkise.

Sipas te djathteve Sanxhaku nuk i lejon vartesit e tij edhe pse jane ata qe pergatisin relacionet qe te japin detaje dhe sqarime shtese ne mbledhje per keto relacione dhe perfundime. Ne keto kushte ata kane kerkuar qe ne fillim te takimit te votohet per miratimin e vetem 3 nga 12 pikave ndersa 9 te tjerat te lihen per shqyrtim ne nje mbledhje shtese gjate muajit tetor.

Realisht shkak i mungeses se kryetarit Sanxhaku ishte prania e tij ne nje ceremoni mortore te nje kolegu ne Corovode. Por pavaresisht kesaj keshilltaret e majte kerkonin pranine e kryetarit te bashkise. Kjo pasi relacionet e mbledhjes ishin ne doren e cdo keshilltari ndersa nuk kane mundur te thyejne dot te djathtet duke pranuar ne heshtje miratimin e vetem 3 pikave.

Konkretisht Keshilli Bashkiak vendosi miratimin e fondeve te ndihmes ekonomike dhe paaftesise pershtatjen e sallave te laboratorit te Universitetit Bujqesor te Lushnjes ne salla leksioni miratimi i fondit te ndihmes se menjehershme per 5 emra qe kerkonin ndihem emergjente.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›